Një infermier në Kaliforni doli pozitiv për COVID-19 një javë pasi iu injektua vaksina e Pfizer Inc.

Matthew W., 45 vjeç, u vaksinua më 18 dhjetor. Ai ka rrëfyer në profilin e tij se përveçse pak dhimbjeje në krah për shkak të injeksionit, nuk ka pasur efekte anësore.

Gjashtë ditë më vonë në prag të Krishtlindjes, ai u sëmur pasi punoi në një turn në njësinë COVID-19. Simptomat e para ishin: ethe, dhimbje muskulore dhe lodhje.

Testi në spital e nxori pozitiv për COVID-19 një ditë pas Krishtlindjes.

Christian Ramers, specialist i sëmundjeve infektive në Qendrat Shëndetësore Familjare të San Diegos, thotë për ABC News se ky skenar nuk ishte i papritur.

“Ne e dimë nga provat klinike të vaksinës që do të duhen rreth 10 deri në 14 ditë që ju të filloni të zhvilloni mbrojtje nga vaksina. Kjo dozë e parë mendojmë se jep diku rreth 50%, dhe duhet doza e dytë për të arritur deri në 95%”, shpjegon Rames.

Lexo po ashtu:  Abrashi: Vullneti ynë nuk mund të vidhet, as të shtypet, ata do të humbin ne do të fitojmë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *