Mediat e huaja bëjnë me dije se votimi për certefikimin e votave elektorale në SHBA është pezulluar, pasi protestat e kanë bërë të pamundur vazhdimin e procesit.

Protestuesit kanë hyrë në ndërtesës së Kapitolit në Uashington.

Protestuesit në SHBA u futën brenda Kapitolit, pezullohet votimi për certifikimin e fitores së Biden

CNN raporton se zv/presidenti Mike Pence është evakuuar nga ndërtesa ku ndodhej për Sesionin e Përbashkët të Kongresit.

Burime të CNN, madje, bëjnë me dije se një grua ka mbetur e plagosur.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një protestuese, por burimet sqarojnë se gjendja e saj është kritike pasi u qëllua në gjoks. Burimet nuk mund të japin detaje të mëtejshme mbi rrethanat e të shtënave.

Ndërkohë presidenti në detyrë, Donald Trump me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka bërë thirrje për protestë paqësore.

Çfarë vendosi Pence, që zemëroi Trumpin?
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence doli zyrtarisht kundër presidentit, Donald Trump.

Pence ka pranuar se pavarësisht se i ka shërbyer me pasion për 4 vite, do të jetë kundër Trump në luftën për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në Kongres.

Lexo po ashtu:  Gjermania redukton sasinë e importit të naftës-gazit nga Rusia

Pence zyrtarizoi pikëpamjet e tij në një letër drejtuar ligjvënësve, duke deklaruar se ai nuk ka “autoritet të njëanshëm për të vendosur garën presidenciale” dhe nuk mund të ndryshojë rezultatet e zgjedhjeve.

“Betimi im për të mbështetur dhe mbrojtur Kushtetutën më detyron që të mos pretendoj autoritet të njëanshëm për të përcaktuar se cilat vota elektorale duhet të numërohen dhe cilat jo”, shkroi ai.

Trump shpreh hapur pakënaqësinë
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar hapur nëpërmjet një ‘’Tweeter’’ krahun e djathtë të tij, zv/presidentin në detyrë Mike Pence.

Trump i kërkoi sot nga protesta Mike Pence që ky i fundit mos pranonte në Kongres rezultatin e zgjedhjeve nga numërimi i votave elektorale, por ky i fundit deklaroi në sallë se s’mund të ndryshonte rezultatin final.

Presidenti në detyrë e kritikon Pence se nuk pati kurajon të bëjë gjënë e duhur për të mbrojtur vendin e Kushtetutën. Sipas tij SHBA kërkon të vërtetën.

STATUSI NGA DONALD TRUMP

Mike Pence nuk kishte guximin të bënte atë që duhej të ishte bërë për të mbrojtur vendin tonë dhe Kushtetutën tonë, duke u dhënë shteteve një shans për të vërtetuar një grup të korrigjuar të fakteve, jo ato mashtruese ose të pasakta, të cilave u kërkohej të vërtetonin më parë. SHBA kërkon të vërtetën!

Lexo po ashtu:  Kosova nuk luan ndonjë rol në fushatën e Serbisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *