Greqia nuk do t’i dhurojë Shqipërisë vaksina, por do të drejtojë mekanizmin e krijuar nga Bashkimi Europian për të shpërndarë dozat e shumë kërkuara në vendet jo anëtare.

Të premten, Bashkimi Europian njoftoi arritjen e marrëveshjes tjetër me kompaninë Pfizer për 300 milionë doza shtesë, një pjesë e të cilave do të shpërndahen tek vendet jo anëtare të Ballkanit Perëndimor.

Pas vizitës jozyrtare të kryeministrit Edi Rama në Athinë disa kanale diplomatike theksuan se Shqipërisë iu premtuan 10 mijë doza vaksinash nga Greqia, 1500 prej të cilave do të sillen në Shqipëri këto ditë, kujton MkuliPress.com

Kjo u paraqit si një kërkesë e plotësuar e kryeministrit shqiptar nga fqinji, në kohën kur është Rama ka kritikuar qëndrimin e Bashkimit Europian në lidhje me shpërndarjen e vaksinës në Ballkanin Perëndimor.

Burime diplomatike që kanë njohuri mbi mekanizmin europian, thanë se në kohën kur vendet e BE-së nuk po plotësojnë dot nevojat e tyre për vaksina, as që mund të llogarisin dhurimin e dozave.

Lexo po ashtu:  Bajqinovci: Për 12 muaj nuk e kemi asnjë skandal. Për 12 muaj nuk e kemi asnjë rast korruptiv, Mediat sulmojnë Qeverinë me fake news”

Burimi shtoi se pala shqiptare i ka kërkuar Greqisë një sasi fillestare vaksinash, si dhe të ndërmjetësojë brenda mekanizmit të shpërndarjes së BE-së për vendet jo anëtare.

Për herë të parë gatishmëria e Greqisë për të ndihmuar u paraqit shtatorin e kaluar, gjatë një takimi në Selanik të udhëheqësve rajonalë.

Deri tani vetëm Serbia ka filluar vaksinimin në Ballkan, ndërsa vendet e tjera mbeten shumë mbrapa dhe vetëm kanë njoftuar premtime nga kompanitë farmaceutike, por nuk kanë siguruar asnjë dozë nga tre vaksinat anti-Covid-19 të miratuara për përdorim të gjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *