Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, e ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për emërimin e tij si kryeministër.

Hapësirë e sponsorizuar

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Në telegramin dërguar Kurtit, Johnson ka thënë se Britani e mbështet integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.

Po ashtu, i ka shkruar se mbështesim fuqishëm agjendën e brendshme për të luftuar korrupsionin, për forcimin e sundimit të ligjit dhe për trajtimin e krimit të rëndë dhe të organizuar.

Hapësirë e sponsorizuar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar telegram urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Në urim thuhet:
I nderuari Kryeministër,
Dëshiroj t’ua shpreh urimet e mia më të sinqerta në emër të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, për emërimin tuaj si Kryeministër i Kosovës.

Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova gëzojnë miqësi të ngushtë dhe historike. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është fuqishëm e përkushtuar për ta mbështetur integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.

Lexo po ashtu:  Krasniqi e zbulon në A2: Ndërkombëtarët i kanë kërkuar PS-së evitimin e disa figurave

Mezi presim të punojmë së bashku si partnerë në mënyrë që Kosova dhe rajoni më i gjerë të jenë të qëndrueshëm, të sigurt dhe prosperues. Për këtë qëllim, ne mbështesim fuqishëm agjendën tuaj të brendshme për të luftuar korrupsionin, për forcimin e sundimit të ligjit dhe për trajtimin e krimit të rëndë dhe të organizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com