Paneli për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i ka refuzuar ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe organizatës jo-qeveritare “Germin” për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me procedurat e verifikimit të votuesve nga diaspora.

Në një vendim të nxjerrë të enjten, PZAP-ja e ka “hedhur si të palejuar” ankesën e LVV-së kundër vendimit të KQZ-së për “Verfikimin e Aplikacioneve për Regjistrim të Votuesve Jashtë Kosovës”.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, mënyra që KQZ-ja ka vendosur të verifikojë votuesit nga jashtë vendit vështirëson në masë të madhe procedurat ligjore deri tek arritja e fletëvotimeve në Kosovë.

Mirëpo, PZAP-ja, në vendimin e publikuar sot, vlerëson se vendimi i KQZ-së nuk prek apo ofendon asnjë të drejtë themelore të votuesve. Kësisoj, PZAP-ja i ka cilësuar të pabaza ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ojq “Germin”. Vlen të theksohet se ishin dy deputetë të Vetëvendosjes që votuan për verifikimin diskriminues të votuesve përmes telefonatave.

Vendimi i KQZ-së për verifikimin e votuesve nga diaspora, i nxjerrë të martën, parasheh verifikimin e votuesve nga diaspora përmes kontaktit me telefon.

Lexo po ashtu:  Mesazh i zyrtarit amerikan: Mos u shkurajoni, ju pret një e ardhme e ndritur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *