Kritikuesi me traditë i Vetëvendosjes, Shkëlzen Maliqi, sot përmes një shkrimi në profilin e tij në ‘facebok’, ka shfaqur, edhe njëherë, urrejtjen patologjike kundër Lëvizjes Vetëvendosje në prag të zgjedhejve, shkruan e pavarura MekuliPress.

Maliqi mendon se slogani “Krejt e Drejt”, mund të shndërrohet në një mjet propagande që synon heshtjen e të gjithë të tjerëve “në stilin e Recep Tayip Erdoganit e Vladimir Putinit!”. Këtu ky përdorë edhe fjalët “bolshevizëm, leninizem, absudrdistan”. Përmes retorikës dhe propagandës, infrastruktura e vjetër e sunduesve, po tenton që para zgjedhjeve, në cdo mënyrë që të shkaktoj huti e pasiguri tek masat e gjëra, vlerëson MekuliPress.

Shkrimi propagandistik i Shkelzen Maliqit në facebook:

KREJT E DREJT

Edhe kur kanë qenë pjesë, njëra nga partitë jo mazhoritare të spektrit ose të tepsisë elektorale, LVV ka pretenduar se ajo përfaqëson drejt e krejt interesat e popullit, kjo sipas ljogikës avangardiste bolsheviko leniniste. Tani që kanë avancuar më votën dhe me V. O. pretendojnë se janë bërë mazhorancë ende pa u mbajt zgjedhjet, diskursi drejt e krejt ka gjasa të bëhet mjet propagandues totalitar që synon heshtjen e çdo opozitë, po tash jo sipas modelit leninist, ai është bërë demode sepse populli I Kosovës nuk ka treguar zell revolucionar, por paraqitet si amalgam a çorbë e ngjashme me “ideologjitë” e praktikat e sundimeve të shtetit me tipare erdoganiste (Drejt si referencë për Parti e drejtësisë) dhe putiniste (Krejt si pushtim totalitar dhe ngulfatje e çdo opozitë), kuptohet tani për tani në fillesat e zhvillimit… Tepsia e elektoratit ende nuk është pushtuar, ka votues që ende e prishin lojën që nuk janë më “Krejt popullin”. Këtij pretendimi se pjesa e tepsisë është Krejt Tepsia nuk i kanë shpetuar as LDK ja e viteve 90, e as partitë tjera kur veten e paraqitnin si zërin autentik të popullit, e të tjerët si forca antipopullore e tradhtar…

Lexo po ashtu:  Deputeti i LDK’së tregon publikisht pse nuk e dha nënshkrimin për rrëzimin e Kurtit

Mirë se vini në tepsitë dhe tespitë idelogjike të Absurdistanit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *