Anëtarja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, i ka dal në krahë liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas certifikimit të kandidatëve për deputet nga KQZ’ja.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ajo në një postim në “Facebook”, shkroi se gazi në Kuvend për të cilin u dënua Kurti, nuk ishte kundër Kosovës por për ta mbrojtur atë nga Zajednica.
“Gazi lotesjelles ne Kuvend nuk ishte kunder Kosoves – ishte per ta mbrojtur ate nga Zajednica. Gazi nuk ishte kunder njerezve – ishte per t’i mbrojtur qytetaret nga pabarazia qe krijohej me Zajednicen. Gazin nuk e kishim kunder institucioneve – ishte pikerisht per ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Republikes”, ka shkruar ajo.

“Prandaj, edhe denimi ishte me kusht. Sepse metoda ishte jo konvencionale, por qellimi ishte politik. Mos lejimin e kandidimit te kujtdo qe eshte angazhuar me vetemohim per mbrojtjen e Republikes, e kam te veshtire ta kuptoj si mbrojtje e integritetit te institucionit. Ne fakt eshte krejt e pakuptimte”, ka shkruar më tutje ajo, citon MekuliPress.




