Qeveria Shqiptare ka marrë vendimin të shpallë “Person NON Grata” (person të padëshirueshëm), diplomatin Alexey Krivosheev, me detyrimin që të largohet brenda 72 orësh nga momenti i dhënies së njoftimit zyrtar.

Vendimi sipas qeverisë lidhet me faktin se, diplomati në mënyrë të përsëritur nuk ka respektuar masat e marra nga autoritet për mbrojtne e popullatës ndaj COVID-19.

“Që prej muajit prill 2020, por dhe në fillim të këtij viti, Qeveria Shqiptare ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme, mbi shkeljet e hapura të masava të marra nga ana e një diplomati të ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë”, thuhet në vendim.

Vendimi i është bërë i ditur ambasadorit rus në Tiranë, Mihail Afanasiev nga përfaqësues të lartë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Nga ana e tij ambasadori mësohet se është treguar bashkëpunues dhe ka premtuar se akte të tilla nuk do të përsëriten më nga personeli diplomatik.

Por ndryshe nga premtimet, diplomati ka vijuar me shkeljen e masave, pavarësisht shprehjes së dëshirës së mirë të të dyja palëve për mos përsëritjen e shkeljeve dhe nisur nga kjo shteti shqiptar ka kërkuar largimin e diplomatit nga vendi ynë brenda 72 orësh.

Lexo po ashtu:  Qeveria Kurti merr mbështetje të fuqishme nga mërgimtarët, Lobi Shqiptar i diasporës del me njoftim zyrtar

“Urojmë që ky vendim i imponuar nga mosrespektimi i ligjeve dhe rregullave të shtetit shqiptar, në një kohë kaq sfiduese për të gjithë globin, do të mirëkuptohet plotësisht nga pala ruse, si një masë e dosmosdoshme për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë e të gjithë shtetasve brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, qofshin këta shqiptarë ose jo. Sigurojmë palën ruse për ndjenjat tona miqësore dhe për gatishmërinë tonë, në vijim të punës së mirë të nisur, për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona”, përfundon reagimi për media i Ministrisë së Jashtme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *