“Asnjë doktrinë, asnjë manipulim apo tregti politike, asnjë trysni shtetesh, lobesh apo organizmash ndërkombëtare nuk mund ta pengojë kombin shqiptar të kryejë atë që të gjithë kombet e tjerë të Evropës, plotësisht apo gati plotësisht e kanë kryer: bashkimin e tyre. 
Me këtë akt, populli shqiptar nuk synon asgjë të pazakontë, e nuk kërkon asgjë të veçantë: ai kërkon veç normalitetin e vet. Ky normalitet është dhunuar pa mëshirë e ai duhet të qortohet. Në familjen e popujve evropianë, kombi shqiptar është i vetmi sot që është shënjuar për të keq. Ndërsa të gjithë ecin në një mënyrë normale, ai, i prerë mizorisht, është i detyruar të bëjë rrugën si një i gjymtuar.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Populli shqiptar as ka kryer krime e as ka faje për të larë përpara botës. Ndonëse ka dy mijë vjet që ekziston në këtë botë, ai as ka sulmuar kend, as ka zhdukur kend e as ka pjellë doktrina për zhdukjen e të tjerëve.
Shprehje të tilla si “Shqipëri e madhe” janë një tallje e një cinizëm i pashembullt në botën e sotme. Shqipëria e tkurrur në 28.000 kilometrat e saj, është e kërcënuar të fajësohet si “e madhe” në qoftë se do të arrijë 45 ose 50 mijë kilometra, e shtete të tjera me shtrirje të përbindshme prej miliona kilometrash katrore, shtete që kanë bërë krime të frikshme ndaj botës, që kanë pjellë teori më të zeza se murtajat, që kërcënojnë njerëzimin me armë bërthamore, nuk quhen “të mëdha”.
Si organizmi që kërkon jetën e vet natyrale, kombi shqiptar kërkon normalizimin e vet trupor e shpirtëror. Pengimi i tij është thjesht një krim. Ndihma që mund t’i jepet është detyrë humane dhe historike.”.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Rama: Nga nesër pas orës 13:00 deri të hënën askush në rrugë, vetëm ushtria

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *