Në protesta më shumë se 4 mijë njerëz u arrestuan. Ky numër ishte më i larti në nëntë vjetët e regjistrit të arrestimeve politike në pushtetin e Putinit. Në disa qytete, kundërpërgjigjja ndaj protestave ishte e ashpër. Organizatat për të drejtat e njeriut kanë thënë se kishte përdorim të tepruar të forcës

Moskë, janar (AP) – Rusia e përballur me protestat e shumta në lidhje me liderin e burgosur opozitar, Alexei Navalny, me shpejtësi ka nisur të mendojë për bllokimin e të rejave – duke nisur nga presioni ndaj aleatëve të tij e deri te ndërmarrja e një fushate për njollosjen e demonstratave.

Protestat e rralla nëpër Rusi, që ndodhën më 23 janar për lirimin e Navalnyt, rezultuan me qindra arrestime, ndërkaq nisën hetime penale. Disa prej të afërmve dhe aleatëve të tij janë burgosur. Shumica do të përballen me burgim.

Presidenti Vladimir Putin organizatorët e protestës i ka quajtur “terrorist”, ndërkaq ligjvënësit rusë e kanë akuzuar Navalnyn si kukull të Perëndimit që e ka tradhtuar Rusinë për të fituar nga kundërshtarët e saj.

Ekipi i Navalnyt e pranon se presioni është i paparë, por nuk do të dorëzohet. Ka paralajmëruar protesta të reja për të dielën.

Rruga e protestave

Navalny, kritiku më i madh i Putinit, u kthye në Rusi më 17 janar pas pesë muajsh në Gjermani. Në shtetin evropian po këndellej nga helmimi me agjentin nervor Novichok. Për këtë ka fajësuar Kremlinin që vazhdimisht ka mohuar këtë pretendim.

44-vjeçari u arrestua në aeroport, pasi shkeli në vendlindje. Është në paraburgim prej 30 ditësh dhe në seancë gjyqësore pritet të merret vesh nëse do të shkojë në burg për shkeljen e dënimeve të mëparshme – të cilat thotë se janë të motivuara politikisht. Të enjten, gjykata refuzoi lirimin e Navalnyt, duke hedhur poshtë apelin për arrestimin e tij.

Navalny është i famshëm për hetimet e aferave të korrupsionit nëpërmjet videove. Pas arrestimit ekipi i tij publikoi një raport për vilën në vlerë prej 1.3 miliardë dollarësh të Putinit buzë Detit të Zi. Kjo video shfaqi vilën luksoze të stilit italian. Për pak ditë videoja u shikua 100 milionë herë. Kremlini, madje edhe Putini – që kurrë nuk e përmendin Navanyn në emër – kanë mohuar se pallati ishte i ndërtuar enkas për presidentin rus.

Lexo po ashtu:  Xhamia në Deçan e vitit 1851 me minare të papërfunduar sherri i përplasjeve

Më 23 janar ekipi i Navalnyt bëri thirrje për protesta masive. Mijëra njerëz dolën nëpër rrugë në më shumë se 100 qytete ruse, në njërën prej shenjave të rralla të pakënaqësisë ndaj Kremlinit në vitet e fundit. Protestat janë organizuar pa leje, diçka që më parë kishte zbehur mundësinë e daljes masive për shkak të kërcënimeve me arrest.

Kundërpërgjigjja e pushtetit

Pak ditë para protestës, u arrestuan një numër i madh i të afërmve të Navalnyt. Paralajmërimet se ekipi i opozitarit po u bënte thirrje të miturve që të dilnin në rrugë shkuan deri te veshët e prindërve të tyre. Ekipi i Navalnyt i ka mohuar këto akuza.

Në protesta më shumë se 4 mijë njerëz u arrestuan. Ky numër ishte më i larti në nëntë vjetët e regjistrit të arrestimeve politike në pushtetin e Putinit. Në disa qytete, kundërpërgjigjja ndaj protestave ishte e ashpër. Organizatat për të drejtat e njeriut kanë thënë se kishte përdorim të tepruar të forcës. Më shumë se 20 raste të hetimeve janë hapur kundër organizatorëve dhe protestuesve.

Të mërkurën, policia e Moskës kreu një seri të bastisjeve të apartamenteve dhe zyrave që u përkasin bashkëpunëtorëve të Navalnyt. Pjesë e bastisjeve ishte edhe banesa e tij. Kërkimet nëpër këto prona janë pjesë e hetimeve për shkeljen e masave për mbrojtje nga koronavirusi. Në rast se shpallen fajtorë, i pret dënimi me dy vjet burgim.

Komiteti hetues i Rusisë gjithashtu ka akuzuar strategun e Navalnyt, Leonid Volkov për thirrjet e tij që të miturit të marrin pjesë në protestat e paautorizuara. Volkov, që iku nga Rusia dy vjet më parë, e pret burgu në rast kthimi. Rasti kundër tij është hapur të nesërmen pasi përdori Facebookun për të kërkuar daljen e të miturve në protestë.

Lexo po ashtu:  – A e kuptoni tani pse i urreni dhe u frikësoheni librave?

“Kurrë nuk jemi përballur me kaq presion”, thotë Ivan Zhdanov, shef i Fondacionit për Luftimin e Korrupsionit.

Opozita e thyer

Për vite, opozita e Rusisë përbëhej nga grupe të bërë copash dhe shpesh përplasej me veten, ani pse në vitet e fundit ka pasur raste të unitetit. Në vitin 2019, një fushatë për lejimin e kandidatëve opozitarë që të merrnin pjesë në zgjedhjet lokale të Moskës bëri bashkë politikanë të ndryshëm dhe nxitën protesta të mëdha për disa fundjava rresht.

Rasti i Navalnyt tërhoqi pas vetes përkrahjen nga disa politikanë opozitarë. Madje, edhe ata që shpesh nuk pajtoheshin me të. Ata morën pjesë në protestat e 23 janarit dhe nëpërmjet një komunikate të përbashkët kërkuan lirimin e Navalnyt.

“Presioni ndaj dikujt që është kundërshtar i qeverisë, natyrisht se ndikon te të gjithë. Ne duhet të mbrojmë secilin dhe të ndihmojmë disi”, thotë politikania moskovite, Yulia Galyamina, që u bë e famshme në vitin 2019 për organizimin e protestave.

Disa aktivistë janë mes dy zjarresh. Policia e Moskës ka arrestuar një anëtar të lëvizjes Shoqëria Civile. Ka bastisur shtëpinë e tij dhe të një anëtari tjetër në hetimet kundër Navalnyt. Shtëpia e zëdhënësit të Galyaminas gjithashtu ishte bastisur.

Pushteti protestat e 23 janarit i ka cilësuar si shumë të vogla. Kremlini është deklaruar se një numër i vogël i njerëzve doli në protestë, krahasuar me numrin e madh të atyre që votuan Putinin.

Në të njëjtën kohë televizioni i kontrolluar nga shteti, që zakonisht nuk merret me protestat e opozitës, ia përkushtoi një kohë të mirë 23 janarit, duke u përqendruar në arsyet e dhunës së përdorur nga protestuesit dhe mohimit të forcës nga policia.

Ekipi i Navalnyt të mërkurën ka thënë se bastisjet janë shenja të frikës së madhe që Putini ka ndaj protestave.

Analistët besojnë se qeveria i merr seriozisht protestat. Tatyana Stanovaya, themeluese e “R.Politik”, grup studiues, thotë se lidershipi në njëfarë mase e kupton që ka arsye të pakënaqësisë publike. Lidershipi është i mendimit se kjo pakënaqësi nisi në vitin 2018 me reformat pensionale, me të cilat u ngrit mosha e pensionimit. Ndërkaq Kremlini beson se trazirat e nxitura nga Navalny po përkrahen nga forcat e huaja.

Lexo po ashtu:  Shkrimtari shqiptar nga Finlanda, i nominuar për çmimin më prestigjoz në SHBA

“Në njërën anë kemi pakënaqësinë publike, në anën tjetër është opozita që Kremlini e cilëson si instrument të agjencive të huaja të inteligjencës. Ky kombinim mund të shtyjë forcimin e linjës së autoritetit”, thotë Stanovaya. “Këtë tashmë e kemi parë”, shton ajo.

Fati i Rusisë

Analistët dhe aleatët e Navalnyt besojnë se përplasja mes politikanëve dhe pushtetit do të vazhdojë, ndoshta edhe do të përkeqësohet.

“Punoj me Navalnyn tash e dhjetë vjet. Makineria e shtypjes ndaj nesh nuk është ngadalësuar – ndoshta vetëm është përshpejtuar”, thotë Sobol.

Aleatët e tjerë të Navalnyt janë të palëkundur. “Shpresoj se kjo do ta zemërojë popullin edhe më shumë para zgjedhjeve të 31 janarit. Ndoshta shkaku i kësaj njerëzit do të dalin në zgjedhje”, thotë Zhdanov.

Është fort me rëndësi për autoritetet që ta mbajnë situatën nën kontroll para zgjedhjeve parlamentare të muajit shtator, shkruan analisti politik Abbas Gallayamov në rrjetin social Facebook.

Zgjedhjet do të përcaktojnë se kush kontrollon Duman në vitin 2024, kur skadon mandati aktual i Putinit, që ka të drejtë të kërkojë edhe gjashtë vjet të tjerë. Natyrisht, falë ndryshimeve kushtetuese që i vendosi në vitin 2020.

“Për shkak të përkeqësimit të kushteve të jetesës dhe rritjes së kërkesës për ndryshime, njeriu është i prirë që të refuzojë përkrahjen për pushtetin. Për t’i hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit, protestuesit kanë treguar shenjat se nuk jemi vetëm”, thotë Gallayaov. “Ashpërsimi i protestave do t’i kushtonte pushtetit me katastrofë zgjedhore. Për ta shmangur këtë, çdo gjë tjetër është e mirë për ne”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *