Fansat e Halloween-it kanë një element shtesë këtë ditë për t’i dhënë ngjyra festës pasi Hëna e plotë do të ndriçojë qiellin e natës të shtunën. Festimet tradicionale do të duken shumë ndryshe këtë vit për shkak të koronavirusit. Sidoqoftë, në anën pozitive, aspirantët për njerëz-ujqër do të jenë në gjendje të praktikojnë ulërimat e tyre. Kjo do të jetë hera e parë që nga viti 1974 që ka një Halloween me Hënë të plotë. Dhe është Hëna e dytë e plotë e tetorit, e njohur edhe si Hëna blu, edhe pse nuk do të shfaqet blu në qiellin e natës.

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Hëna e plotë e Halloween-it me shumë gjasa ndodh vetëm pak herë në shekull dhe nuk do të përsëritet më në rajonin tonë deri në 2039-ën. Kjo do të jetë edhe hera e parë që një Hënë e plotë Halloween-i do të jetë e dukshme në të gjithë botën që nga 1944-a. Ndaj ekspertët këshillojnë që të mos humbet spektakli i Hënës mbrëmjen e sotme pasi do të jetë i fundit për të paktën 19 vitet e ardhshme.

Lexo po ashtu:  Kush ishte vullnetari japonez i UÇK-së? (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com