Një pjesë e personave që i kanë mbijetuar sëmundjes Covid-19 kanë përjetuar edhe efekte të konsiderueshme neurologjike, thuhet në një raport të ri.

Një mësues 40 vjeç nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, i cili për shumë vjet ka komunikuar me nxënësit e vet pa probleme, thotë se e gjeti veten duke belbëzuar për herë të parë në jetë.

“Kuptova që disa nga fjalët nuk ndihej se janë në rregull në gojën time, e keni parasysh?”, tha Patrick Thorton, mësues i matematikës.

Ai u infektua me koronavirus në gushtin e vitit të kaluar dhe pati simptoma tipike: dhimbje koke, plogështi, dhimbje në gjoks, shkurtim të frymëmarrjes, pezmatim të fytit që ia humbi zërin, shkruan Daily Mail.

Por edhe kur ishte në rrugë për t’u shëruar, pa që diçka nuk ishte në rregull. “Zëri m’u kthye, por (Covidi) ma dëmtoi gojën. Kjo ishte e tmerrshme”, thotë mësuesi amerikan.

Për muaj të tërë është raportuar se koronavirusi e sulmon trurin, me ç’rast njerëzit e infektuar rrezikohen më shumë nga sulmet në tru dhe në disa raste pësojnë encefalit.

Lexo po ashtu:  Çfarë duhet të hamë bazuar në grupin e gjakut?

Ka edhe raportime për raste të psikozave ose sondazhe për pasoja afatgjata të koronavirusit. Sipas një hulumtimi me 153 pacientë në Britani, një e treta e tyre raportuan simptoma neurologjike si ënjtja e trurit dhe probleme me kujtesën të ngjashme me demencën.

Një e mbijetuar tjetër e koronavirusit, Amanda Wood nga Indianapolis, ka filluar të belbëzojë pas infektimit me koronavirus në marsin e vitit të kaluar.

Qelizat e turit dhe lidhjet mes tyre, që u mundësojnë dërgim komandash gjatë veprimeve të përditshme si të folurit, mund të dëmtohen lehtë nga inflamacioni. Covid-19 njihet për reagimin inflamator që nxit në organizëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *