Disa njerëz ndryshe nga sa mund të mendojnë shumica i mirëpresin maskat e fytyrës për arsye që variojnë nga ato më praktiket dhe të përshtatshmet në ato më komplekse dhe psikologjike. Por a është ky një mekanizëm i dobishëm i përballimit?

Në rastin e Jay Lee karantina në shtëpi nuk ka qenë shumë e vështirë; shikimi i një filmi në shtëpi dhe porositja e ushqimeve me telefon gjithashtu pasi të tëra këto përkonin me idenë e tij për një natë të këndshme. Lee, një pronar 32-vjeçar i një biznesi të vogël në Leicester, identifikohet si një introvert. Dhe megjithëse viti 2020 kishte vështirësitë e tij pasi në pranverë ai u largua nga pozicioni i tij në një bankë të madhe por pati dhe përfitime pasi për të ishte përdorimi i gjerë i maskave të fytyrës ishte një avantazh.

Lee gjithmonë ka pasur frikë nga përplasjet me miqtë dhe të njohurit e vjetër nëpër qytet, duke i parë këto ndërveprime spontane “jashtëzakonisht të vështira”. Ai kishte zakon të kronometronte udhëtimet e tij për të minimizuar mundësinë e përplasjes me dikë që njihte, duke pritur deri në limit të kohës së mbylljes së dyqaneve para se të dilte jashtë. “Që kur kam veshur maskën, ndërveprimet e mia të vështira me miqtë dhe familjen janë ulur ndjeshëm,” thotë ai. Tani, ai shkon në dyqane kur të dojë, pa u shqetësuar se kë mund të shohë. Ai shpreson që, edhe pas mbarimit të pandemisë, do të jetë akoma e pranueshme nga shoqëria që të mbash një maskë.

Veshja e një maske është, për shumicën prej nesh, një sakrificë e bezdisshme, por e vlefshme: është një nga mënyrat më efektive për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19. Akoma, shumica prej nesh presim me padurim ditën kur mund të zhveshim përsëri fytyrat tona në publik. Mbulesat e fytyrës mjegullojnë syzet tona dhe na bllokojnë poret; ata e bëjnë më të vështirë të buzëqeshësh me të huajt dhe të njohësh miqtë.

Megjithatë, disa po shijojnë fshehurazi rregullat e reja mbi mbajtjen e maskave, për arsye që variojnë nga ato më të përshtatshmet dhe më praktiket në ato më komplekse dhe psikologjike. Disa mirëpresin mënyrën sesi mbulesat e fytyrës zvogëlojnë ose ndryshojnë ndërveprimet të cilat në të kundërt mund të shkaktojnë ankth shoqëror. Por a është ky një mekanizëm i dobishëm i përballimit të situatave dhe çfarë ndodh kur pandemia të marrë fund?

Lexo po ashtu:  Ish-ushtari i UÇK-së që jep shpërblim prej 50 mijë eurove tregon dëshminë interesante të një serbi

‘Anonimati mbart fuqi’

Disa njerëz kanë zbuluar se maskimi ofron një lehtësim të mirëpritur nga presionet për të mbështetur standardet e rrepta të rregullimit, makiazhit dhe pamjes. Ata po evitojnë rutinat e tyre të vjetra të makiazhit dhe rruajtjes dhe po kursejnë para, kohë dhe stres. Të tjerët kanë zbuluar se fshehja e gojës u jep atyre liri të papritura. Disa servera restorantesh dhe punëtorë me pakicë thonë se nuk ndihen më të detyruar të bëjnë buzëqeshje të forcuara klientëve, duke hequr potencialisht barrën emocionale të punës së tyre.

Veshja e një maske është “lirimi i burimeve njohëse vërtet të vlefshme”, shpjegon Kathryn Stamoulis, një psikologe edukimi dhe këshilltare e shëndetit mendor në New York. “Gjatë një pandemie, ne jemi nën stres të rëndë, dhe nëse shqetësoheni për pamjen tuaj të jashtme ose shqetësoheni nëse dikush ju ngacmon ose ju fishkëllen, maskat mund të japin një pauzë nga ato gjëra që mund të na pushtojnë mendjen kur ne jemi jashtë në publik. Ju keni më shumë liri për të medituar ose për të menduar për gjithçka që dëshironi. ”

Pastaj ka nga ata për të cilët maskat shërbejnë si një pengesë psikologjike, si dhe e sigurisë fizike. Saurav Dutt, një autor 38 vjeçar dhe këshilltar biznesi nga Warwick, vlerëson që ka një “mburojë kundër shkëlqimit të syve, vështrimeve, shikimeve, gjykimeve të vështira, inspektimeve kokë e këmbë dhe të tjerra të ngjashme”. Derisa goditi Covid-19, udhëtimi i tij i përditshëm përfshinte një shëtitje të gjatë nëpër rrethin financiar të Londrës dhe ai ndonjëherë shqetësohej për atë që këmbësorët e tjerë po mendonin për të – duke menduar nëse ata po gjykonin rrobat e tij apo pamjen e tij.

Por tani, ai thotë, “Tashmë mund të jem më i qetë teksa lëviz, pasi falë maskës po minimizohet çdo kontakt me njerëz të tjerë. Gjithçka që ata mund të shohin janë sytë.” Gati anonim pas maskës së tij, ai ndihet i mbrojtur – dhe ai thotë se ndihet edhe më i lidhur me të huajt që takon në rrugë. Për Dutt, maskat janë një simbol i cenueshmërisë, dhe një kujtesë për gjithçka që kemi të përbashkët. “Ne jetojmë në një shoqëri që gjykon shumë nga jashtë dhe [mbi] estetikën, dhe kjo e bën të qartë që ne jemi qenie njerëzore dhe jemi të prekshëm.”

Lexo po ashtu:  Si po na e shtrembërojnë fotografitë kujtesën dhe imazhin për veten?

Stamoulis shpjegon se maskat zvogëlojnë tendosjen e takimeve spontane nga të cilat mund të tremben ata me ankth shoqëror. “Shpesh ekziston një lumë shqetësimesh që çon në bashkëveprime shoqërore dhe biseda negative me veten më pas, të tilla si vetë-kritika për pamjen e dikujt, shprehjet e papërshtatshme të fytyrës, duke thënë gjënë ‘e duhur’, duke mos qenë mjaft e këndshme, etj.” Por, shton ajo, daljet publike me maska ​​mund të shkaktojnë më pak ankth sepse “identiteti i dikujt mund të fshihet, shprehjet e fytyrës nuk mund të analizohen lehtë, aspektet fizike të ankthit zvogëlohen (si skuqja ose belbëzimi) dhe / ose presioni për t’u përfshirë në biseda zhduket ”.

“Anonimiteti mbart fuqi”, shton Ramani Durvasula, një psikolog klinik dhe profesor i psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë, Los Angeles. “Mund të duket sikur provoni një” rol “të ndryshëm dhe pritjet që lidhen me atë rol, ndoshta duke na çliruar nga ajo që mund të ndihet rraskapitëse dhe e pasinqertë për të buzëqeshur (sidomos kur nuk po kalojmë një ditë të mirë).”

Maskat mund të jenë të vogla – në fund të fundit, ato lënë trupat, sytë dhe flokët në shfaqje – por duke mbuluar gojën tonë ata fshehin një pjesë të shprehjes sonë emocionale. “Frika e dikujt që është i shqetësuar nga shoqëria për të treguar një emocion që mund të gjykohet negativisht mund të zbutet pjesërisht nga maska ​​- një buzëqeshje mund të humbasë dhe një person që është i shqetësuar nga shoqëria mund të ndihet më i sigurt”.

Lexo po ashtu:  Koronavirusi po e sjell një të mirë – pastrimin e ajrit në botë

Mungojnë ndërveprimet e rëndësishme?

Ndërsa maskat mund të ofrojnë një pauzë të përkohshme nga situatat stresuese sociale, ekspertët thonë se ato ndoshta nuk janë një mekanizëm i mirë për përballimin afatgjatë të situatave të vështira.

“Për introvertët, mund të jetë shumë më mirë që nuk kanë pse të flasin me njerëz që nuk i njohin aq mirë, por në planin afatgjatë, kur ata dalin nga zona e tyre e rehatisë dhe sfidojnë veten… [ata mund të formojnë] një marrëdhënie vërtet përmbushëse ose pozitive,” thotë Stamoulis. Në mënyrë të ngjashme, shumë nga pacientët e saj në adoleshencë preferojnë orët e tyre të mësimit në Zoom, duke i parë ata më pak të stresuar sesa kur shoqërohen me shokët e klasës dhe merren me mësuesit personalisht – por në planin afatgjatë, ajo paralajmëron, ata do të duhet të punojnë me ankthin e tyre shoqëror.

Edhe për të rriturit, ajo thotë, “Ka patjetër potencial për të humbur shumë nga ndërveprimet shoqërore që mund të jenë ushqyese. Ne e dimë që ndërveprimet shoqërore – qoftë një bisedë e shpejtë apo një buzëqeshje e ndërsjellë – mund të lëshojnë endorfinë dhe të uli nivelet e kortizolit. ” Edhe bisedat e shkurtra me të huajt në vende publike – lloji i ndërveprimit që është pothuajse i pamundur tani – mund të na rrisin disponimin; një studim tregoi se udhëtarët e trenave dhe autobusëve që shkëmbenin një bisedë me dikë apo shoferin pranë tyre ndiheshin më të lumtur se ata që rrinin në heshtje, edhe nëse ishin introvertë.

Megjithatë, Stamoulis nuk shqetësohet shumë për pasojat afatgjata të mbajtjes së maskave. “Unë nuk do të mendoja se kjo do të ishte domosdoshmërish e mirë në të ardhmen për t’u kthyer në një praktikë, në drejtim të zhvillimit tonë dhe lidhjeve tona emocionale, por gjatë kësaj kohe pandemike plot stres dhe ankth, mund të jetë, për disa njerëz, një mundësi për t’u ndjerë më të qetë dhe më mirë.”

Edel Strazimiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *