Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se qytetarët pa asnjë problem mund ta votojnë Albin Kurtin.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Sipas tij, asnjë gjykatë nuk mund ta shpallë të pavlefshëm fletëvotimin ku është votuar edhe Albin Kurti.
Konjufca ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese, KQZ-në dhe PZAP se punojnë me direktiva.

“Me telefona politik punojnë, Gjykata Kushtetuese, Valdete Daka e PZAP”, tha ai.
Konjufca ka thënë se moscertifikimi i Kurtit në këto zgjedhje ka qenë vendim i padrejtë.
“Po e kanë hequr dhe ky ka qenë njëri prej vendimeve më të padrejta në garën politike të pasluftës. Ne nuk ndërruam renditjen sepse ajo supozon që t’i japim të drejtë KQZ-së. Unë mendoj që KQZ nuk ka pasur të drejtë. Esenca e vendimit të supremes është që Kushtetuesja nuk e ka mirë por nuk kemi çka me ba”.
“Gjykata kushtetuese nuk është zot në këtë vend. Ajo i nënshtrohet vullnetit të sovranitetit popullor, dhe prej tij ndërtohet parlamenti. Qytetarët e votojnë numrin 1 pa kurrfarë problemi, asnjë gjykatë nuk mund ta shpallë të pavlefshëm atë fletëvotim”, tha Konjufca




