Autoritetet zvicerane kanë deklaruar se të dhënat për vaksinën AstraZeneca nuk janë të mjaftueshme për të dhënë dritën jeshile, për përdorimin e saj.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Agjencia që miraton përdorimin e ilaçeve dhe vaksinave, bëri thirrje për studime të reja për efektivitetin e vaksinës.
Ndërkaq, një ditë më parë autoritetet franceze të shëndetësisë njoftuan se vaksina kundër koronavirusit e AstraZeneca duhet t’u jepet vetëm personave nën 65 vjeç.

Ky është zhvillimi i fundit nga një vend i BE-së që miraton kufizime të tilla për këtë vaksinë duke e justifikuar me efikasitetin e pamjaftueshëm të saj për të moshuarit. Gjermania dhe Austria tashmë kanë rekomanduar që ajo të kufizohet vetëm nën moshën 65 vjeç.
Rregullatori i BE-së për barnat ka aprovuar vaksinën Oxford-AstraZeneca për të gjithë të rriturit, por i takon secilit anëtar të përcaktojë politikën e tij të përdorimit.




