Autoritetet zvicerane kanë deklaruar se të dhënat për vaksinën AstraZeneca nuk janë të mjaftueshme për të dhënë dritën jeshile, për përdorimin e saj.

Agjencia që miraton përdorimin e ilaçeve dhe vaksinave, bëri thirrje për studime të reja për efektivitetin e vaksinës.

Ndërkaq, një ditë më parë autoritetet franceze të shëndetësisë njoftuan se vaksina kundër koronavirusit e AstraZeneca duhet t’u jepet vetëm personave nën 65 vjeç.

Ky është zhvillimi i fundit nga një vend i BE-së që miraton kufizime të tilla për këtë vaksinë duke e justifikuar me efikasitetin e pamjaftueshëm të saj për të moshuarit. Gjermania dhe Austria tashmë kanë rekomanduar që ajo të kufizohet vetëm nën moshën 65 vjeç.

Rregullatori i BE-së për barnat ka aprovuar vaksinën Oxford-AstraZeneca për të gjithë të rriturit, por i takon secilit anëtar të përcaktojë politikën e tij të përdorimit.

Lexo po ashtu:  Koreja e Veriut zbuloi raketë të re balistike, lëshohet nga nëndetësja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *