Punësimet në muajin shkurt në SHBA u rritën më shumë sesa pritej , referuar edhe numrit në rënie të rasteve me COVID19, shpejtimit të vaksinimeve dhe ndihmës finaciare pandemike të dhënë nga qeveria. Kanë qenë këto faktorët kryesorë që kanë rimëkëmbur tregun e punës në këtë periudhë të vështirë.

Sipas Departamentit të Punës, listat e pagave u rritën me 379,000 vende pune muajin e kaluar pas një rritjeje me 166,000 në janar.

Ndërkaq, në dhjetor, listat e pagave ranë për herë të parë në tetë muaj. Ekonomistët e anketuar nga Reuters kishin parashikuar që listat e pagave të shkurtit të rriteshin me 182,000 vende pune.

Raporti i punësimit gjithashtu ofroi një kujtesë që ndërsa Shtetet e Bashkuara hyjnë në vitin e dytë të pandemisë së koronavirusit, rimëkëmbja mbetet jashtëzakonisht e ngadaltë, me miliona amerikanë që përjetojnë periudha të gjata papunësie të përkohshme por dhe papunësie të përhershme.

Tregu i punës ka qenë i ngadaltë për t’iu përgjigjur rënies së rasteve të përditshme të koronavirusit dhe shtrimeve në spital, gjë që ndihmoi në rritjen e shpenzimeve të konsumatorit në janar. Kjo gjë që bëri që ekonomistët të ribënin me shpejtësi vlerësimet e tyre të rritjes së produktit të brendshëm bruto për tremujorin e parë të këtij viti.

Lexo po ashtu:  Qytetarët nga Kosova që shkojnë në Zvicër, duhet të vetizolohen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *