Ka vdekur profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Zejnullah Gruda.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë publik, avokati Kujtim Kërveshi.

Njoftimi i plotë:

Në vend të lamtumirës, të them mirë u pafshim Profesor.Ai ishte një njeri i ndershëm, profesionalist, shpirt-bardhë!

E vendi jonë pa profesor dr. Zejnullah Gruda mbeti edhe më i varfër nga dija!

Për mua ka qenë nder me e njoftë dhe me qenë pjesë e ekipit tim. skam me e harru kurrë lotin e tij kur e ftova të jemi bashkë në Ministrinë e Drejtësisë! Për fatin e keq të vendit tonë, tek në vitin 2006 kisha pas qenë i pari që e kisha ftuar të kontribonte në institucione tona pas luftës!

Profesor Guda ka qenë një teknokrat karriere, po e ftoja në telefonin e banesës meqë profa nuk kishte një celular dhe nuk e donte atë.

Në linjë fixe biseduam shkurt. Po mundohem ta rikujtoj gjithë biseden (viti 2006).Alo, po kërkoj profesor Grudën nëse është i lirë?

Po, ja një minut (ishte përgjigja e bashkëshortes)

Alo? (Profesori)

Profesor, jam ish studenti juaj, Kujtim Kërveshi

Lexo po ashtu:  Mjekja austriake që mori kërcënime nga aktivistët kundër vaksinimit, i jep fund jetës

-po si je Kujtim, si e ke babin?

-mire i them une, mire është. Doja të të ftoja në Ministrinë e Drejtësisë të takohemi pak?

Ndaloj pak. Pastaj më tha, shife (fjala më e shpeshtë që e ka përdorur) me duhet pak kohë të vij…..

Unë i them, po si thua të nis tani vozitësin të të marr?

Me thotë, po shumë mirë, bēhem gati shpejtë……

Të pres profesor!

Erdhi shpejtë, pendant, i pastër, plotë buzëqeshje!!!!

I them unë: Prof, a do të pranoje të punojmë bashkë në kabinetin e Minustrit të Drejtësisë? Do të vish kur të kesh kohë, do të të marr vetura sa herë ke vullnetin të vish.

Me pyeti: po cka të duhem unë? Shife, Ju tash jeni plotë elan….

I them: na duhesh shumë, ja përshembull, ju jeni një arkivë e gjallë, mjafton të jeni këtu me ne të na këshillloni që emocioni jonë të mos e mund gjykimin….

I rrodhën lotët… është hera e parë pas luftës që dikush më fton të jem pjesë e institucioneve….

Lexo po ashtu:  Gjuajtje me armë, plagosje e vrsje, kjo është Prishtina e kaubojëve

Ja shtrengova dorër fort!

Më tha, eh ti më fton se jam mik i babit tënd…. dhe na ktheu buzëqeshjen!!!

Profa, ka qenë i rregullt, sa herë nuk ka qenë në Universitet, ai ishte në zyrë!

I angazhuar dhe i devotshëm!

Në një moment shumë të vështirë, e ndoqëm këshillën e tij para shpalljes së pavarsisë, tjerët kishin tjera ide. Doli që profa kishte të drejtë!

Gjykimi i tij ka qenë i mpreht’!

Sa më vjen keq, sa e madhe është kjo humbje! Edhe më e madhe bëhet se nuk i themi një mirë u pagshim që e ka merituar!

Ngushëllime (si fjala më e shpeshtë që po shkruajmë çdo ditë) familjes Gruda, gjithë të afërmve dhe kolegëve! Ngushëllime Kosovë që nga sot mbetesh edhe më e varfër intelektualisht!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *