Kreu i FRD-së Sali Shehu ka dhënë një prononcim për mediat pas ngjarjes së tensionuar që ndodhi sot në zyrat e partisë që ai drejton, ku policia bashkiake u përplas me presidentin Ilir Meta.

Sali Shehu u shpreh se shkresa që ka ardhur nga zyra e bashkisë është e pafirmosur, e pavulosur dhe joinstitucionale, e cila bën fjalë për lirimin e ambienteve që disponon Fryma e Re Demokratike që nga muaji Prill 2016.

Fryma e Re Demokratike e quan si provokim të rëndë që bien ndesh flagrant me ligjin mbi patitë politike.

Kreu i shtetit tha se ishte telefonuar nga kryetari i FRD-së, Sali Shehu ndërsa i ka bërë thirrje policëve të Bashkisë dhe të Shtetit shqiptar, që të mos i binden urdhrave të Veliajt dhe Ramës.

Deklarata e Sali Shehut

Nga zyrat e bashkisë ka ardhur një shkresë e pafirmosur, e pavulosur në mënyrë joinstitucionale, e cila bën fjalë për lirimin e ambienteve që disponon Fryma e Re Demokratike që nga muaji Prill 2016. Fryma e Re Demokratike e quan si provokim të rëndë që bien ndesh flagrant me ligjin mbi patitë politike. Aq më keq tentativat e neveritshme për të fikur dritat si dhe përdorimi i policisë bashkiake, e cila paguhet me taskat e shtetit shqiptar për të ndaluar anëtarët e partisë Fryma e Re Demokratike të ngjiten në selinë e tyre, janë të papranueshme, thellësisht politike dhe mjaft të rrezikshme në këtë prag zgjedhjesh.

Lexo po ashtu:  Fillimi i fazës së dytë të luftës, Putin sulmon Donbasin

Zoti Kryetar, ju bëjmë me dije që ne jemi në të drejtën tonë, të drejtë të cilën na e garanton ligji mbi partitë politike, neni 22, pika b, paragrafi 2 të cilën e citojmë “Partitë parlamentare pajisen me ndërtesë për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore.

Këtë të drejtë e ka edhe partia politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qënë mbi 1 përqind në shkallë vendi.”.
Zoti Veliaj, Fryma e Re Demokratike nuk mund ta besojë se këto veprime janë urdhëruar nga ju, prandaj duhet menjëherë të urdhëroni ndalimin e kësaj marrëzie provokuese që bie ndesh me frymën e bashkëpunimit politik që duhet të ketë vendi në prag të zgjedhjeve pasi ky është një nga kushtet e integrimit të Shqipërisë dhe është e vendosur në rezolutën e Bashkimit Europian. Zoti Veliaj, Fryma e Re Demokratike është pjesë e koalicionit Aleanca për Ndryshim, nuk është e rastësishme që shkesa ka ardhur vetëm tre ditë pasi është nënshkruar kjo marrëveshje. Kjo i bën veprimet e tuaja thellësisht politike, antiligjore dhe provokuese. Duke përfunduar besojmë se ndërhyrja juaj do të jetë e menjëhershme për të ndaluar këtë akt të paprecedentë.

Lexo po ashtu:  Qeveria Kurti merr mbështetje të fuqishme nga mërgimtarët, Lobi Shqiptar i diasporës del me njoftim zyrtar

Deklarata e Sali Shehut.

Nga zyrat e bashkisë ka ardhur një shkresë e pafirmosur, e pavulosur në mënyrë joinstitucionale, e cila bën fjalë për lirimin e ambienteve që disponon Fryma e Re Demokratike që nga muaji Prill 2016. Fryma e Re Demokratike e quan si provokim të rëndë që bien ndesh flagrant me ligjin mbi patitë politike. Aq më keq tentativat e neveritshme për të fikur dritat si dhe përdorimi i policisë bashkiake, e cila paguhet me taskat e shtetit shqiptar për të ndaluar anëtarët e partisë Fryma e Re Demokratike të ngjiten në selinë e tyre, janë të papranueshme, thellësisht politike dhe mjaft të rrezikshme në këtë prag zgjedhjesh.

Zoti Kryetar, ju bëjmë me dije që ne jemi në të drejtën tonë, të drejtë të cilën na e garanton ligji mbi partitë politike, neni 22, pika b, paragrafi 2 të cilën e citojmë “Partitë parlamentare pajisen me ndërtesë për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore.

Këtë të drejtë e ka edhe partia politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qënë mbi 1 përqind në shkallë vendi.”.
Zoti Veliaj, Fryma e Re Demokratike nuk mund ta besojë se këto veprime janë urdhëruar nga ju, prandaj duhet menjëherë të urdhëroni ndalimin e kësaj marrëzie provokuese që bie ndesh me frymën e bashkëpunimit politik që duhet të ketë vendi në prag të zgjedhjeve pasi ky është një nga kushtet e integrimit të Shqipërisë dhe është e vendosur në rezolutën e Bashkimit Europian. Zoti Veliaj, Fryma e Re Demokratike është pjesë e koalicionit Aleanca për Ndryshim, nuk është e rastësishme që shkesa ka ardhur vetëm tre ditë pasi është nënshkruar kjo marrëveshje. Kjo i bën veprimet e tuaja thellësisht politike, antiligjore dhe provokuese. Duke përfunduar besojmë se ndërhyrja juaj do të jetë e menjëhershme për të ndaluar këtë akt të paprecedentë.

Lexo po ashtu:  Letër publike nga disa shtete: SHBA-BE, të njëanshme në krizën e fundit në Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *