Kryetarin e bashkisë së Vlorës e ka përjashtuar Edi Rama. Në të vërtetë, së bashku me të gjithë ata që kanë blerë vota në 2017 dhe kërkojnë të plotësojnë objektivin e Ramës në 2021 duke blerë përsëri vota e kërcënuar votuesit. Rama para dy ditësh deklaroi se kishte propozuar kryetarin e Bashkisë së Vlorës për të qënë pjesë listës së tij, që e konsideroi “fituese”. Kurse më vonë nisi përpjekjet për ta përjashtuar dhe e ka përjashtuar, ndërkohë që dihet se e vetmja herezi që ka bërë kryetari i Bashkisë së Vlorës është se s’ka pranuar të jetë pjesë e këtij ekipi me individë të inkriminuar?! Kjo ka vetëm një shpjegim: Kryetari i bashkisë s’ka pranuar të jetë pjesë e një ekipi me individë të inkriminuar sepse i) ai s’ka dashur të bëhet pjesë e blerjes së votave si mënyra e vetme që kjo listë nga humbëse të kthehej në fituese siç përpiqet Rama; ii) dhe përndryshe lista e Ramës do të rezultonte humbëse; në këtë rast duket se Kryetari i Bashkisë s’ka dashur të bëhet aksioner i humbjes me Ramën dhe ekipin e tij të inkriminuar..

Lexo po ashtu:  Ky vend nuk ka nevojë për ekspertizë, por për projekt të ri politik

Përjashtimi i kryetarit të bashkisë së Vlorës evidenton 4 dukuri shoqëruese të rëndësishme për zgjedhjet e ardhshme:

Së pari ky përjashtim flet qartë se Lista Kombëtare e Ramës është keqbërë duke treguar mbi të gjitha prezencën e shumë figurave të lidhura me korrupsionin dhe krimin elektoral dhe të qeverisjes 8 vjeçare, veçanërisht në qarkun ku ka qënë deputet Edi Rama dhe në qarkun ku janë hedhur më shumë para se kudo dhe nuk dihet se si janë grabitur apo në qarkun ku pronat e qytetarëve janë grabitur nga oligarkët…Kjo mund të prodhonte përplasje dhe trazira..

Së dyti, ky akt vjen pas evidentimit publik të çoroditjes dhe tronditjes së thellë të Ramës në daljen e tij buliste kundër opozitës Gjë që ka vetëm një shpjegim: humbja e padiskutueshme në 25 prill, për shkak të dështimit në qeverisjen 8 vjeçare dhe listën pasuese që pasqyron këtë dështim e kanë nxjerrë nga binarët. Duke nxjerrë në pah karakterin e tij të dhunshëm ndaj kundërshtarëve dhe ndaj grave. Edhe ky fakt do nxiste grupet kriminale në terren të hidheshin në veprime dhune, ndoshta ky ka qënë edhe synimi i tij i fshehtë, por që po neutralizohen nga vlonjaët e përgjegjshëm.

Lexo po ashtu:  Skandali “ Xhamajka”, Vlora Çitaku duhet të shkarkohet

Së treti, nga ky akt rezulton se humbja duket e ka destabilizuar dhe çorientuar. Së pari, përballë ekipit opozitar po shikon se mashtrimet e tij po veniten e shpërbëhen në çdo cep të Vlorës. Dhe së dyti, kjo humbje duket është shoqëruar edhe me presionin e ultimatumin e hajdutëve të votave që ndodhen në listën e Vlorës ndaj të cilëve është peng dhe me këtë rast e kanë të pamundur ta realizojnë objektivin e vendosur prej tij, veçse duke blerë vota e kërcenuar votuesit… Ata e kanë paralajmëruar se pa hequr Kryetarin e Bashkisë, pra pengesën kryesore të kësaj maskarade, lista Rama për Vlorën rezulton humbëse.

Kjo sjellje e Ramës duket do të shoqërohet edhe me tensione të mëtejshme me shpresë që qytetarët vlonjatë do ti ndalojnë duke ndëshkuar ideatorin dhe organizuesin e tyre…

Së katërti, Rama ka shumë frikë se sjellja e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, që është nga një familje socialistësh të ndershëm që asnjëherë tjetër më parë se Rama të shkonte në Vlorë s’kanë pasur nevojë të blejnë vota dhe asnjëherë tjetër më parë nuk kanë prekur pasuritë e bashkëpatriotëve të tyre, do të shoqërohej me braktisje masive të Ramës nga socialistët e ndershëm. Por duke mos e njohur mirë karakterin vlonjat ai kujton se duke e përjashtuar Kryetarin e Vlorës do të përulte socialistët e ndershëm vlonjatë… Në këtë rast efekti boomerang do të ishte shpërthyes. Mos filloftë nesër të lëpihet e tërhiqet si frikacak! Në këtë rast ka shumë gjasa që të ndodhë një braktisje e madhe nga socialistët e ndershëm që duket janë shumë të prirur për ta larguar personin që kërkon të nxisë konflikte në qarkun e tyre.

Lexo po ashtu:  Pse i lodh kot përkrahësit e tu, o Sali!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *