Polici nuk e merrte parasysh se ‘qeni që leh s’han’, por ama e dinte se derisa qeni t’a merr vesh se ti je polic, t’shkon kapuçi.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareQeni ishte shumë preciz, por polici ishte i frikësuar nga heshtja e qenit, se nuk i besohet hajvanatit, prandaj kishte frikë. Edhe Michael Jacksoni ka pasur frikë nga qeni.
Nga frika e qenit, pollici e sulmoi vajzën me gaz lotësjelljes.

Polici e zgjodhi strategjinë e Nastradinit, e sulmoi qenin para se qeni ta sulmonte policin, anipse qenit nuk i linte përshtypje polici dhe me asnjë veprim nuk shprehu interesim ta hante policin.
Por, hiqma frikën-ta fali kalin.
Nuk është puna mirë.
Policët po tutën prej qenit, e ne po tutemi prej policëve.
Kanë fillu shqiptarët m’u zverdh kur po e shohin policinë.
Keq.
Edhe më keq kur ta shkruajnë dënimin.
Mblidhen s’di sa veta, o Zot sa vuajtja derisa ta shkruajnë emrin: K-yhi, My-hi, Py-hi…
Të hidhet t’i thuash: Aman, ama tiketën t’ia shkruaj vetes dënimin.
P.S. Madje edhe regjisori i filmit ‘Psycho’ (Alfred Hitchock) ka pas frikë nga policët.
Ka thënë:
‘I’m not against the police; I’m just afraid of them.”
