Në thellësinë e pyjeve të rajonit të Pomeranisë Perëndimore në Polonisë, gjendet një pyll i tërë me rreth 400 pemë pisha, trupi i të cilave ka një formë të pazakontë, të përkulura në njërën anë që në rrënjë, duke formuar një dukuri të çuditshëm dhe misterioz të njohur si “Pylli i Shtrembëruar”.

Por pse pemët kanë këtë formë? Askush nuk ka ende një shpjegim të saktë. Disa kanë teorizuar se këtë formë u kanë dhënë kushtet e pafavorshme të motit. Të tjerët mendojnë pas kësaj rritje anormale të pemëve qëndron dora e njeriut.

Fotografi i peizazheve Kilian Shonberger, ndau me publikun disa nga fotot e tij në këtë pyll, përveç legjendave që e rrethojnë atë. Sipas Shonberger dhe traditës gojore në rajon, pemët u mbollën rreth vitit 1930. Gjatë asaj kohe, dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, zona u kontrollua nga gjermanët.

Disa kanë pohuar se në atë kohë u përdorën disa teknika artificiale për të shkaktuar formate çuditshme të pemëve, edhe pse nuk është e qartë për çfarë qëllimi.“Nuk ka ende një shpjegim përfundimtar”-thotë Shonberger.

Lexo po ashtu:  Grenell nuk është më në krye të intelegjencës së Shba-ve

Një teori është se pemët mund të jenë mbjellë enkas për të rritur një trung të përkulur, për të ndihmuar në ndërtimin e objekte si anije, karrige lëkundëse dhe saja për të rrëshqitur në dëborë. Të tjerë kanë spekuluar se lufta ka pasur një ndikim të rëndësishëm në peizazhin e pyllit.

“Disa njerëz flasin për gjurmët e luftës (ndoshta kalimin e tankeve), pasi në këtë zonë ka pasur shumë luftime midis Ushtrisë së Kuqe dhe Vehrmahtit. Teori të tjera të errëta flasin për magjitë dhe fushat e energjisë… Por mbase nuk do të ketë kurrë një përgjigje përfundimtare”-thotë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *