Pas marrjes zyrtare të detyrës, sot u zhvillua mbledhja ceremoniale e Qeverisë së Kosovës, nën drejtimin e Albin Kurtit.

Para kabinetit qeveritar Kurti foli për gjendjen aktuale që po mbretëron në vend si rezultat i pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi, teksa kërkoi që sa më parë të dalin me planin për menaxhimin e pandemisë dhe planin për ringjallje ekonomike.

Kurti në këtë mbledhje të parë kërkoi nga ministrat që të dëshmojnë se janë meritor në pozitat që janë vendosur.

“Ne ende jemi sot në një krizë shëndetësore. Vetëm 827 raste të reja dhe 16 të vdekur. Këta nuk janë vetëm numra por janë jetë njerëzish. Andaj duhet të punojmë me urgjencë që të ulim rastet. Në ditët në vazhdim pres nga secili prej jush të vini me propozime konkrete. Unë besoj ën dijen dhe kapacitetet tuja por tash është koha që të dëshmoni para qytetarëve se në pozitat që jeni vendosur, e jemi vendosur, jemi meritor. Sfidat janë të mëdha por duhet të veprojmë të gjithë që të ndalim recesionin ekonomik, të ndihmojmë sektorin privat që të shpëtojmë vendet e punës”, tha ai.

Lexo po ashtu:  Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

Kreu i ekzekutivit tha se pret nga ministrat e tij plane konkrete për vendimet që do të marrin, e që sipas tij, janë të analizuara që moti. Pres që në tavolinën time të vijnë urgjent plani për menaxhimin e pandemisë dhe plani për ringjallje ekonomike”, tha ai.

Kurtit iu dorëzua detyra sot paradite nga Avdullah Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *