Kreu i Qeverisë, Albin Kurti ka bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan bashkë me anëtarët tjerë të kabinetit qeveritar.

Shkurtimisht, Kurti ka folur para mediave, duke thënë se 23 vite më parë, në Gllogjan është dhënë kushtrimi i lirisë.

“23 vjet më parë në Gllogjan u dha kushtrimi i lirisë në Dukagjin, lufta çlirimtare u përhap gjithandej dhe një vit më vonë, pushkëve të lirisë iu bashkëngjiten avionët e NATO-s dhe nuk vonoi e u çlirua Kosova. 24 marsi i epopesë së Dukagjinit dhe ai i ndërhyrjes së NATO-s thuajse na tregojnë rendin e logjikshëm të gjërave, së pari pushka jonë pastaj avioni i NATO-s, ngjashëm edhe sot së pari puna jonë, e pastaj edhe ndihma prej jashtë për zhvillim e drejtësi”, ka thënë i njëjti.

“Në ditë të shënuara si kjo ne bëjmë nderim për dëshmorët e kombit, ata që dhanë gjithçka që ne sot të jetojmë të lirë. Ne që jemi të gjallë duhet të kujtojmë ata që nuk janë sepse vetëm duke ia përkujtuar vetës sonë çmimin e madh për liri e pavarësi ne ua dijmë e ua ruajmë vlerën lirisë dhe pavarësisë”, tha Kurti

Lexo po ashtu:  Shqiptari nuk do të bëjë vaksinën e COVID për shkak të besimit fetar, përjashtohet nga policia e Nju Jorkut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *