Drejtori i Entit të Statistikave në Maqedoninë e Veriut, Ilmi Selamaj, thotë se ka një frikë nga ana e maqedonasve për rritjen e numrit të shqiptarëve të regjistruar. Në një lidhje Skype me MCN, Selamaj u bëri thirrje shqiptarëve të diasporës të mos dekurajohen, por të vijojnë regjistrimin, i cili do të vijojë në shtator.

Pjesë nga intervista e Ilmi Selamaj

A mendoni se kjo ndodh për shkak të frikës që maqedonasit kanë filluar të ndiejnë nisur nga fluksi i lartë i regjistrimit të shqiptarëve?

Selamaj: Ndoshta edhe mund të thuhet se ekziston një frikë duke pasur parasysh se gjithë censuset kanë pasur tendencë të zvogëlojnë numrin shqiptarëve në MV dhe kësaj radhe kur filloi procesi i vetëregjistrimit të diasporës doli që po regjistroheshin shumë dhe ky numër nuk i ka pëlqyer. Arsyeja kryesore për një “lëshim pe” nga ana e opozitës ishte deformimi i proceseve, i punës së Parlamentit dhe i të gjitha proceseve të rëndësishme në vend që prej muajsh janë të bllokuara dhe opozita këtë qëllim kishte: shtyrjen e procesit të regjistrimit. Ky proces nuk u anulua, por u shty, përfundimisht do ketë një proces regjistrimi, por do jetë 5 muaj me vonesë. Censusi i cili është në rrjedhë e sipër, ku diaspora vetëregjistrohet do vazhdojë deri në shtator.

Lexo po ashtu:  SINDIKATA E PAVARUR E RTK-SË INFORMON

A u pyetën politikanët shqiptarët lidhur me këtë vendim, ajo jeni edhe ju i mendimit se vendimi ka qenë monoetnik, sikurse e kanë komentuar disa liderë të partive shqiptare?

Selamaj: Me sa jam në dijieni, partitë që ishin dje në takimin tet-a-tet para se të sillnin konkluza kanë qenë në komunikim me parti të tjera dhe natyrisht një komunikim i tillë do të mbetet edhe parti të tjera shqiptare. Duket se ka një moment të mirë politik nga të gjitha partitë dhe ligji për ndryshimin e censusit është një nga gjërat për të cilat janë marrë vesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *