Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj vazhdon të shfaq inatet e ulta ndaj ish-partisë së tij, Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Ai ka sugjeruar LDK-në dhe Lumir Abdixhikun që mos të marrë pjesë në seacnën për Vjosa Osmanit.

“…janë momentet e fundit që LDK në krye me Abdixhikun të reflektojnë dhe të mos ia mundësojnë Kurtit zgjedhjen e Osmanit presidente. Mos e bëni këtë gabim të pakthyeshëm”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Mundësi e Lumirit

Edhe nëse Lumiri kishte dyshime deri tash, tashmë gjithçka është e qartë: Osmani do të jetë presidente vetëm e VV. Prandaj Albin Kurti spo len pazar e shantazh pa bërë, për ta zgjedhur Vjosën.

Ata ishin bashkë në fushatën zgjedhore, bashkë në sulmet ndaj KQZ-së, bashkë në shantazhin ndaj opozitës përmes ligjit për zgjedhje. Dhe do të jenë bashkë edhe në të ardhmen për çkado që ka nevojë ky pushtet me tendenca autoritare.

Prandaj janë momentet e fundit që LDK në krye me Abdixhikun të reflektojnë dhe të mos ia mundësojnë Kurtit zgjedhjen e Osmanit presidente. Mos e bëni këtë gabim të pakthyeshëm.

Lexo po ashtu:  A ka shpresë pas 20 vjetësh? Të pagjeturit, temë e dialogut në Bruksel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *