Disa prapaskena në prag të zgjedhjes së Vjosa Osmanit Presidente
Dren Dushi

1. Politikë sërisht e gabuar e LDK-së
E lodhur, dënuar dhe fajtore për ato ç’farë ndodhën dy vitet e fundit në Kosovë, LDK nuk arriti asesi të ndahet nga kokëfortësia e saj, dhe lidhjet e saj me organizatën më të fuqishme në Kosovë (më të fuqishme edhe se 58 deputetë) të quajtur SHIK, e të instaluar në të gjitha institucionet e Kosovës. E kuptoj, që akterë politik individual, në Kosovë nuk kanë fare peshë dhe pavarësi individuale, që të marrin vendime kokë në vete, pa një dakordim konspirativ paraprak me partinë, siç po bën “trekëndëshi i bermudeve” në LDK, Agim Aliu, Avdullah Hoti dhe një tjetër që bërtiste në emisionin Click.

E kuptueshme, që dhimbja më e madhe qe një përmirësim i ligjit për zgjedhjet, meqë grupi i shtet kapjes (PDK, LDK, AAK) përmes kapjes së KQZ-së dhe keqpërdorimit të votave të diasporës, arritën atë që deshën, të shantazhojnë zgjedhjen e Presidentes. Me një ligj të tillë, kjo fuqi do ju ikte nga dora, andaj u çmendën kur Qeveria e dërgoi ligjin me procedurë të përshpejtuar, madje gjetën edhe mbështetje nga disa byrokratë ndërkombëtarë, gjë që tregon edhe disa çështje tjera që lidhen me bisedimet me Serbinë.
LDK do ndëshkohet akoma më fuqishëm se në zgjedhjet nacionale, në ato lokale që do mbahen pas pak muajsh, dhe ky ndëshkim do jetë akoma më i merrituar, meqë ata nuk kanë ndryshuar aspak. Mjafton vetëm pak të preken interesat korruptive në Kosovë, dhe ata, bashkë me SHIK-un, Listën Serbe dhe AAK-në, bashkërendojnë veprimet, siç bënë mbrëmë në Kuvend. LDK po mundohet që t’i shpëtoj ndëshkimit popullorë duke qëndruar në Kuvend për të bërë numrat kinse, por është merrë vesh me “trekëndëshin e bermudeve” që të pengojnë sa më shumë procesin deri në fund, në mënyrë që të thonë se “shihni, ne jemi akoma me ndikim dhe të fuqishëm”, kjo pa diskutim që është politikë e gabuar, dhe për këtë do ndëshkohen akoma më shumë në zgjedhjet lokale që po vijnë, mirë që nuk po marrin vesh, sepse kjo ndikon në reformim të politikës në Kosovë.

Lexo po ashtu:  Për propagandën kundër turizmit në Shqipëri

2. Kushtetuta e qëndisur për të pasur destabilitet politk
Mjafton vullneti i Beogradit, dy tri parti korruptive, dhe vullneti i shumicës së popullit të Kosovës të mos vihet në zbatim, siç po ka pengesa të vihet. Një bashkërendim i SHIK-uk, AAK-së, LDK-së e Listës Serbe, pavarësisht sa i madh do jetë vullneti qytetar në Kosovë, me këto parametra kushtetuese, gjithmonë Kosova do jetë nën vullnetin e grupeve bandite brenda Kosovës, dhe ndikimit të Beogradit jashtë, meqë klientelizmi dhe mjerimi social në Kosovë është shumë i madh.

Ata që kanë qëndisur Kushtetutën apsurde të Kosovës, dhe kanë vendosur kapjen e shtetit me gjykatës skandalozë të këtij organi që është mbi vullnetin popullor të Kosovës, për të treguar se mendësia neo-koloniale akoma ka fuqi të madhe. Përmes këtyre veprimeve, është garantuar në Kosovë një ndikim i madh i ambasadorëve të huaj, të cilët në fund vendosin si do bëhet, pasi të merret fjala se nuk do ketë probleme me kërkesat gjeopolitike të Serbisë. Në të kundërtën, banditët janë gati, të marrin pushtetin qoftë edhe me dhunë, dhe të kryejnë detyrat që ja përcakton gjeopolitika e ndikuar nga fuqia e Serbisë. Kjo formulë deri më sot ka funksionuar, por me kosto të mëdha, sidomos me emigracionin e madh, meqë banditët nuk janë të aftë të krijojnë shtet funksional, por vetëm shtet bandë.

3. Ç’farë duhet të bëjë Vjosa dhe Albini?
Në këto kushte mjeruese politike, pozitat do duhej të vendoseshin në shërbim të një kauze më të madhe, interesit nacional të Kosovës. Nuk do duhej, në asnjë formë që të revitalizohet një parti e korruptuar, skandaloze dhe e mjerë në çdo veprim politik të saj, siç është LDK. Përkundrazi, Kosova ka treguar emancipim solid demokratik elektoral me ndëshkimin e madh që i ka bërë kësaj partie duke e lënë nën 13%, dhe me pak muaj durim, kjo do jetë parti që do luftoj mbijetesën e pragut. Kjo do të thoshte se Kosova heq qafe një shporë të keqe politikanësh, dhe se do mbetnin vetëm disa grupe tjera politike të padijshme të cilat me rritjen e popullsisë dhe emancipimin e përgjithsëm nuk do mund të mbijetojnë në skenë. E tëra që duhet të bëhet është që të zgjedhet Presidenti, qoftë edhe nëse kjo duhet të bëhet me ndonjë kompromis. Kjo nënkupton se, nuk duhet të shkojmë në zgjedhje në asnjë rrethanë, sepse jemi nën presionin permanent të Kovid 19 dhe dëshpërimit qytetar. Nëse Vjosa Osmani nuk bëhet Presidente, ajo do jetë politikane në krye të një partie politike me të ardhme të ndritur, dhe mund të jetë faktori numër dy në të gjithë vendimmarrjen e kësaj Qeverie.

Lexo po ashtu:  Si fshihet propaganda serbe pas portaleve “nacionaliste” shqiptare

4. Fundi nuk duhet të jetë i përcaktuar vetëm nga gjeopolitika
Nëse Kosova aspiron të respektoj vullnetin e popullit të saj, ajo duhet t’i përgjigjet sovranit, dhe jo interesave të Beogradit, apo vetëm të gjeopolitikës. Po u mbështet projekti i Kosovës vetëm në gjeopolitkë, kjo i bie, dhe këtë e them me përgjegjësi të plotë si një studiues i marrdhënieve ndërkombëtare, se ky projekt do shuhet në momentin që gjeopolitika të ndryshoj. Andaj, është me rëdnësi që Qeveria të përballet me grupet bandite që po kërcënojnë me dhunë, që përmes reformave zgjedhore dhe pengimit të çfarëdo devijimi të vullnetit qytetar nga KQZ dhe shërbimet sekrete partiake, të garantohet demokracia në Kosovë. Kjo është më me rëndësi për të ardhmen demokratike të vendit, dhe duhet gjetur formulë sonte.
Duke qenë se SHIK-u, në koordinim me LDK-në arriti të rrisë fuqinë politike të Listës Serbe me dy deputetë, kjo tregon se ata janë munduar deri në apsurditet që të pengojnë vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e fundit nacionale. Është me rëndësi të thuhet kjo, meqë tashmë është një momentum i madh i demokratizimit të Kosovës. Nëse fuqitë e mëdha duan demokraci në Kosovë, ata do duhej të pengonin ndikimin e Beogradit në përcaktimin e jetës politike në Kosovë, sepse kjo do thoshte se ne akoma jemi vetëm një Kushtetutë nën Federatën Jugosllave, dhe një gjë e tillë do dekonspirohet çdo ditë, kur populli i Kosovës të kuptoj se Lista Serbe po pamundëson zgjedhjen e institucioneve në Kosovë, dhe po imponon zgjedhje sa herë të do.

Lexo po ashtu:  Pse keqkuptohet përherë për politikën e jashtme ky mjeshtër i fjalës?

Duke qenë se BE ka treguar vullnet të madh, bashkë me Administratën e re Biden, që në Kosovë të ketë demokraci, zhvillim ekonomik dhe ndalje të një emigracioni tepër të madh, dhe duke qenë se çdo formë tjetër administrimi në Kosovë sjell kundër-efekt, siç kemi parë në vazhdimësi me rritjen e LVV-së, mënyra e vetme është që të përfundohet ky proces me zgjedhjen e Vjosa Osmanit Presidente, dhe kjo është një gjë shumë e lehtë arritshme, siç e dijmë nga e kaluara.
Po u hoq dorë nga zgjedhja e Vjosës Presidente (gjë që ka fare pak gjasa), Vjosa dhe Albini do duhej të zgjidhnin këtë problem, meqë për të zgjedhur probleme janë zgjedhur nga populli. Unë jam i bindur se ata mund ta zgjedhin kërë problem, dhe të vazhdohet pastaj me ç’kapjen e shtetit, vetingun, konfiskimin e pasurisë së paligjshme, më seriozisht se kurrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *