Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka shprehur përkrahjen për asat anti-COVID që u miratuan dje nga Qeveria e Kosovës.

Me anë të një njoftimi, Ambasada ka thënë se këto masa janë dëshmuar të efektshme në ndalimin e përhapjes së COVID-19 në vend.

“Masat parandaluese si ato të publikuara së fundmi nga Qeveria, janë dëshmuar të efektshme në kontrollimin e përhapjes së COVID-19. Me rritjen e numrit të të infektuarve, përfshirë të rinjtë, është koha të kthehemi te gjërat themelore: vendosni maskën, lani duart, mbani distancën”, thuhet në njoftim të ambasadës.

Masat e reja do të fillojnë së zbatuari nga dita e nesërme deri me 18 prill.

Lexo po ashtu:  Efektet e Qeverisë Kurti në BE: Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian miraton Raportin për Kosovën – bëhet thirrje për heqjen e vizave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *