Riaktivizimi i konfliktit Izrael-Palestinë u ka shtuar një dhimbje koke fuqive të mëdha botërore. Kancelarja gjermane thotë se pavarësisht përpjekjeve për arritjen e paqes, Gjermania nuk mund të gjithë të gjitha konfliktet.

“Nuk mund t’i zgjidhim të gjitha konfliktet e botës, aq më pak ato që janë shumë të komplikuara, si Lindja e Mesme”, është shprehur Merkel, e cila shtoi se Gjermania mbështet të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Merkel e sheh “veprimin masiv” të Forcës Mbrojtëse të Izraelit si gjënë “e duhur”, megjithatë, nuk beson se kjo do të ndihmojë në arritjen e paqes së qëndrueshme në rajon.

“Ne do të kontribuojmë në përpjekjet diplomatike që do të sjellin paqe të qëndrueshme dhe një zgjidhje afatgjatë”, tha kancelarja gjermane, duke shtuar se një nga mënyrat për ta arritur atë do të ishte mbajtja e bisedimeve indirekte me Hamasin.

Në Rripin e Gazës, konflikti midis militantëve të Hamasit dhe Izraelit vijojnë prej 11 ditësh. Përpjekjet për arritjen e një armëpushimi, megjithë angazhimin e njeriut më më ndikim në Izrael, presidentit amerikan, nuk kanë dhënë fryte deri më tani.

Lexo po ashtu:  Demokratët e duan Bidenin kundër Trumpit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *