Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në lidhje me krijimin e “Shqipërisë e Madhe” dhe sipas tyre heshtjen e vendeve perëndimore karshi këtyre ambicieve të shqiptarëve.

Ata citojnë kryeministrin Rama në një intervistë dhënë në emisionin “Real Story” në Vizion Plus që ka deklaruar se “Kosova është pjesë e Shqipërisë” dhe se “bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk është në planin dytësor, por parësor të agjendës shqiptare”

Ministria e Jashtme ruse thotë se Perëndimi nuk duhet të shtiret sikur nuk po i dëgjon këto deklarata, pasi ato dëmtojnë edhe dialogun Prishtinë-Beograd. Rusia proserbe thotë se nuk mbështet krijimin e shteteve të ndara etnikisht, citon MekuliPress.com

“Fatkeqësisht Perëndimi vijon të pretendojë se këto aspirata të Shqipërisë së Madhe nuk kërkojnë vëmendje, as edhe intensifikimi i përpjekjeve për të integruar zonat me popullsi shqiptare nga një numër vendesh ballkanike. Ne besojmë se krijimi i shteteve të ndara sipas vijave të qarta etnike nuk është zgjidhja më e dobishme. Këto aspirata dëmtojnë jo vetëm dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, por cenojnë edhe atmosferën e mirëbesimit në rajonin e Ballkanit”, thuhet në deklaratë.

Lexo po ashtu:  Blinken mbështet anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në BE

Po ashtu, Rusia proserbe ka ftuar partnerët perëndimorë të Shqipërisë që të bindin institucionet kosovare të krijojnë Asosacionin e komunave serbe, si obligim që vjen nga marrëveshje e vitit 2013. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *