Princi britanik Harry ka thënë se nëna e tij, princesha Diana, është ndjekur deri në vdekje për lidhjen e saj me një person që nuk ishte i racës së bardhë dhe ishte frikësuar se historia e njëjtë do t’i përsëritej edhe me bashkëshorten e tij, Meghan Markle.

Duka i Sussexit këtë rrëfim e ka shpalosur në serinë e intervistave me Oprah Winfreynin për dokumentarin “The Me You Can’t See”.

Diana, princesha e Uellsit, ka vdekur në aksident trafiku në vitin 1997 përkrah producentit egjiptian Dodi al Faye, me të cilin ishte në lidhje për disa muaj.

Image
I biri i saj më i vogël ka thënë se ishin disa paralele me historinë kur ndoqi hapat e nënës dhe nisi lidhjen me një person të racës së zezë.

“Nëna deri në vdekje u ndoq derisa ishte në lidhje me dikë që nuk ishte i bardhë”, ka thënë princi Harry. “Shikoni se çfarë po ndodh tani. Dëshironi të flisni për historinë që përsëritet dhe nuk do të ndalet deri në vdekje. Kishte potencial që të humbisja një tjetër grua në jetën time. Ishte sikur lista po shkonte duke u zgjeruar. Krejt këto u krijuan nga njerëzit e njëjtë, modeli i njëjtë i biznesit dhe industria e njëjtë”, ka shtuar princi britanik, që tani jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo po ashtu:  Dikur ishte i pastrehë dhe kërkonte para në rrugë për ushqim, sot është shumë i pasur – punëson vetëm ata që jetojnë në rrugë (Video)

Harry ka pranuar se brenga e vetme ishte që kur nisi lidhjen me Meghanin nuk reagoi ndaj racizmit, por ka shtuar se më nuk pranon situata të tilla.

“Pendimi im i vetëm është që nuk reagova më herët gjatë lidhjes”, ka thënë Harry.

Ai gjithashtu ka ngritur akuza edhe ndaj Princit Charles, duke thënë se ai kishte pranuar se të gjithë anëtarët e familjes mbretërore duhet t’i heshtnin problemet.

“Kur ishim më të rinj unë dhe Williami, babai shpesh na thoshte se kështu më ka ndodhur mua, ashtu do të jetë edhe për ju”, ka thënë princi Harry.

“Kjo nuk ka kuptim. Për shkak se ju keni vuajtur, nuk do të thotë se edhe fëmijët tuaj duhet të vuajnë. Në fakt, duhet të ndodhë e kundërta”, ka shtuar ai. “Nëse keni vuajtur, duhet të bëni gjithçka që përvojat negative që keni përjetuar të mos i përjetojë edhe fëmija”.

Princi ka folur edhe mbi terapinë për këndellje nga ngjarjet e së kaluarës.

Lexo po ashtu:  Mozart i shkruan Constanzës!

“Një prej mësimeve që kam marrë në jetë është se shpesh duhet të ktheheni prapa dhe të përballeni me situata të parehatshme me qëllim që të jeni në gjendje të këndelleni. Terapia më ka mësuar që të përballem me gjithçka. Për këtë shkak jam këtu tani”, ka thënë princi Harry.

Në intervistën e gjatë princi britanik ka folur edhe për pikëllimin nga vdekja e nënës; ndjenja e pashpresë që dështoi në mbrojtjen e saj dhe varësinë e tij në drogë dhe alkool për të tejkaluar pikëllimin për vdekjen e saj.

Ai foli edhe për problemet e tjera brenda pallatit mbretëror dhe për refuzimin e familjes për ta ndihmuar bashkëshorten kur ajo mendoi vetëvrasjen.

Harry ka thënë se terapia i ndihmoi që të thyente ciklin e problemeve”.

“Nëse nuk do ta bëja këtë terapi, do të humbja gruan me të cilën shihja duke kaluar pjesën e mbetur të jetës sime”, ka thënë princi Harry. /koha/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *