Do humbasësh shumë njerëz
në rrugëtimin tënd.
Disa ngadalë, pa e vënë re.
Një telefonatë më pak,
një mesazh i harruar.
Të tjerët me zgjedhje,
tënden ose jo.
Disa, megjithatë,
do të qëndrojnë me ty.
Mjafton një foto e harruar mes një libri,
një këngë në radio
dhe ja, do ta kujtosh.
Do buzëqeshësh.
Mund të pyesësh veten
se si po përballen me betejat e tyre.
Nëse janë të lumtur.
Dhe ndoshta do të mallëngjehesh
duke ndërmendur
betejat e përballura së bashku.
Do ta lesh foton ku e gjete,
do fikësh radion
dhe sërish do vazhdosh ditën
duke u përpjekur të shkundësh nga vetja
atë lloj ndjesie se bashkë me ta
ke humbur edhe pak nga vetja…

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Nga Gabriel García Márquez
Në shqip: Rielna Paja

Lexo po ashtu:  “I dashur Xhon” – Nicholas Sparks

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com