Pas marrjes së vendimit për largimin e homologimit për veturat që vijnë nga shtetet e tjera në mbledhjen e Qeverisë së mbajtur të premten, kryeministri Albin Kurti ka bërë një reagim.

Kurti, përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’, ka thënë se ka ardhur, siç thotë ai, fundi i zhvatjes nga homologimi, derisa ka pasur kritika edhe për qeveritë e kaluara.

Në anën tjetër, ai ka thënë se mbetet në dorën e deputetëve për ndryshimin e Ligjit për Automjete.

“Filloi fundi i zhvatjes përmes homologimit. 12 vjet radhazi kishim monopol në homologimin e automjeteve që pasuronte një oligark duke imponuar barrierë tregtare. Qytetarëve u duhen shërbime të mira e jo detyrime të padrejta. Tash është në duart e deputetëve të Kuvendit të Republikës që ta jetësojnë nismën ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 05/L – 132 për Automjete”, ka deklaruar Kurti.

Njësoj është deklaruar edhe zëdhënësi i kryeministrit, duke thënë përmes një konference se fati për homologimin e veturave mbetet në dorën e deputetëve.

Lexo po ashtu:  Rinia e Kosovës ka shkathtësitë teknologjike për të bërë analiza komplekse, duhet të kthehet në kapital ekonomik

“Një nga vendimet kryesore është mendimi që Qeveria i ka dhënë Kuvendit në lidhje me projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për automjete. Në këtë mënyrë ne po e bëjmë hapin e duhur dhe hapin e radhës për të larguar homologimin si detyrim për veturat e importuara nga shtetet e BE-së. Tash kjo çështje kalon në Kuvendin e Kosovës dhe presim që shumë shpejt të përfundojë edhe si procedurë edhe si proces”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *