Pas konfiskimit të 30 kilogramëve marihuanë, ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, ai tha se ashtu siç janë zotuar, lufta kundër trafikimit të të gjitha llojeve do të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar.

Mbrëmë në pikën kufitare në Vërmicë janë konfiskuar 30 kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka arrestuar personin nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge”. Ashtu siç jemi zotuar, lufta kundër trafikimit të të gjitha llojeve do të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar. Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale”,- ka shkruar Sveçla.

Mbrëmë Policia e Kosovës në pikën kufitare Vërmicë ka arrestuar një person pasi në veturën e tij kanë gjetur një sasi të konsiderueshme mariuane. I arrestuari F.M i (1981) është kapur pasi vinte nga Shqipëria me një veturë të tipit “Fiat Croma”.

Lexo po ashtu:  14 vjet më parë vdiq idloli i Vuciqit, Slobodan Milosheviç, arkitetki i Serbisë së Madhe, realizuesi i planeve të Qubrilloviqit dhe Andriqit , vrasësit kolektiv të shqiptarëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *