Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Pas konfiskimit të 30 kilogramëve marihuanë, ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, ai tha se ashtu siç janë zotuar, lufta kundër trafikimit të të gjitha llojeve do të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar.

“Mbrëmë në pikën kufitare në Vërmicë janë konfiskuar 30 kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka arrestuar personin nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge”. Ashtu siç jemi zotuar, lufta kundër trafikimit të të gjitha llojeve do të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar. Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale”,- ka shkruar Sveçla.

Mbrëmë Policia e Kosovës në pikën kufitare Vërmicë ka arrestuar një person pasi në veturën e tij kanë gjetur një sasi të konsiderueshme mariuane. I arrestuari F.M i (1981) është kapur pasi vinte nga Shqipëria me një veturë të tipit “Fiat Croma”.

Lexo po ashtu:  Putinit i dështon plani, anulohet vizita e Patrushev në Beograd - deklarohet Vuçiq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *