Policia e Berlinit ka thënë se ka arrestuar 13 gazetarë të shtunën ndërsa raportonin për një protestë në mbrojtje të mjedisit, kundër ndërtimit të një autostrade në kryeqytetin gjerman.

Gazetarët po mbulonin protestën në vendin e ndërtimit të shtunën në mëngjes. Protesta u organizua nga aktivistët e grupit Sand im Getriebe.

“Ata hynë në vendpunim së bashku me aktivistët, kështu që ne i trajtuam ata si pjesëmarrës në protestë”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Martin Halweg.

Gazetarët dhe aktivistët tani po hetohen nën dyshimin se kanë hyrë pa leje në vendpunim për ndërtimin e autostradës së re, sipas Halwegit.

Joerg Reichelt, shefi ekzekutiv i sindikatës së gazetarëve në Berlin dhe shtetin Brandenburg, akuzoi policinë për parandalimin e gazetarëve për të bërë punën e tyre. Reichelt ishte një nga gazetarët e ndaluar dhe po përballej me akuza të mundshme për shkelje.

Rreth 300 vetë morën pjesë në protestë. Policia largoi fizikisht disa protestues nga vendi para se pjesa tjetër të pranonte të paraqiste një mjet identifikues si kusht për t’u lejuar të largohej, shtoi Halweg.

Lexo po ashtu:  Cilat media serbe përhapin propagandën e Putinit dhe Vuçiqit sipas të dhënave të BE-së

Grupet mjedisore thonë se ndërtimi i autostradave të reja në Berlin dhe pjesë të tjera të vendit minon përpjekjet e Gjermanisë për të frenuar emetimet e gazeve serë. Ata argumentojnë se miliarda euro të shpenzuara në rrugë mund të përdoren për të paguar për infrastrukturën e hekurudhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *