Të dashur gazetarë,
Të respektuar analistë,
Jemi në një gjendje të rëndë e të paqartë, por të sigurtë e me besim se edhe kjo e keqe kolektive për njerëzimin do kaloj.
Kam një lutje për mediat shqipe, vecanërisht për portalet shqipe:
Populli ka nevojë për ndihmën e juaj. Populli ka sytë e veshët tek ju. Andaj, ju lutem, të jeni sa më profesional e sa më të sinqertë me lexuesin/dëgjuesin/shikuesin. Mos provoni të fitoni nga reklamat në këtë zezditë! Mos se nuk është etike! Nuk është as njerëzore! Mosni bre, se nuk është as shqiptare!
– Informoni, e mos krijoni frikë!
– Sqaroni, e mos ngatërroni!
– Lehtësojeni dhimbjen e popullit, mos ja bëni më të vështirë e me të rëndë!
– Udhëzoni mire, qartë e konkretisht, mos i trulloni masat!
– Clirojeni nga ngarkesat e panevojshme psikologjike popullin!
– Verifiko burimin e lajmit, jo njëherë, por dy e tri herë!
– Fillo me lajmin nga kodi ynë kulturor e social!
– Lajmin ndaje nga komenti.
– Faktin mos e ngatërro me deklaratat politike!
Maska mbrojtëse, medikamente bazike e higjienë sanitare nuk ka tani për tani as në Norvegji. Dhe kjo kuptohet e dihet. Por nuk dihet e nuk kuptohet se si media shqipe, analistë, politikanë e portalet e coroditura akuzojnë rrejshëm e pa fakte Qeverinë se përse “Nuk ka maska higjenienike”.
Për 20 vjet e vodhën Kosovën. Për 20 vjet i dëbuan nga Kosova mjekë, profesor, mësues e bujq, e tani propagandojnë, shpifin dhe manipulojnë me fatkeqësin kolektive: Thonë, s’ka mjekë! Dhunojnë popullin me gënjeshtra!
Sot duhet ndihmuar e mbështetur Qeveria Kurti për punën që po e bënë, jo t’i futet shkopi qerres që po e shpëton këtë popull. Vonesa e kësaj qerre, që ju po e pengoni, i kushton jetëra familjes, njeriut e kombit.
Turp për ju, edhe me vdekjen bëni pazarë! Edhe në fatkeqësi me kalkulime!
#mekulipress