Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Kosova do të mbetet në premumbëln e Kushtetutës së Serbisë që pritet të ndryshojë në kuadër të atij që quhet si Plani i Veprimit për Kapitullin 23. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja serbe e Drejtësisë, Maja Popoviç gjatë një interviste në Tv Prva ku ajo ka folur për krijimin e një sistemi të sigurisë juridike.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Vendimi i palës serbe ngjan të jetë disi reaksionar edhe në raport me angazhimet diplomatike të Beogradit që arriti deri aty sa të kërkonte shkëmbim territori duke mohuar kështu sovranitetin e plotë mbi një hapësirë të cilën e konsideron pjesë të vetën.

Nga ana tjetër vetë pyetja ndaj ministres sugjeron se në Serbia ka nisur të piqet mendimi se për Kosovën duhet një zgjidhje politike që nuk nis nga dogma historike, përderisa territori i Kosovës është tashmë subjekt i së drejtës ndërkombëtare, e njeh apo jo Serbia atë.

Lexo po ashtu:  "Kosova po bënë progres të dukshëm në luftimin e korrupsionit" Ambasadori gjerman lavdëron Qeverinë Kurti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *