Shqipëria dhe Kosova nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, e cila parashikon përdorimin e përkohshëm nga pala kosovare të teknologjisë zgjedhore të zbatuar nga KQZ e Republikës së Shqipërisë në zgjedhjet e datës 25 prill 2021.

Marrëveshja u nënshkrua nga dy krerët e Komisioneve Qendrore të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe Kreshnik Radoniqi.

Sipas marrëveshjes, Shqipëria i huazon Kosovës, 50 kamera regjistruese dhe monitoruese të përdorura në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, për t’i përdorur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në zgjedhjet vendore të 17 tetorit që do të mbahen në Kosovë.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i shprehu bindjen homologut nga Kosova se kamerat e monitorimit në qendrat e votimit dhe vendet e numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare 2021 ishin garanci e shtuar për procesin zgjedhor dhe integritetin e zgjedhjeve.

Nga ana e tij, kryetari i KQZ-së së Kosovës, Kreshnik Radoniqi nënvizoi se përdorimi i këtyre kamerave regjistruese në QNR do të ndihmonte KQZ-e Kosovës në ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve dhe në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve dhe kandidatëve në aktivitetet që zhvillohen në QNR, pasi aty zhvillohen disa procese të rëndësishme pas ditës së zgjedhjeve, siç janë numërimi i votave me kusht, votave me postë dhe rinumërimi i vendvotimeve.

Lexo po ashtu:  Erdogan i përgjigjet francezëve dhe grekëve: Asnjë kërcënim nuk na pengon

Implementimi me sukses i teknologjisë zgjedhore në zgjedhjet e Shqipërisë, ka bërë që mjaft vende të rajonit dhe më gjerë, t’i drejtohen KQZ-së për ekspertizë lidhur me aplikimet dhe teknologjinë inovatore në zgjedhje. KQZ e Kosovës synon që në zgjedhjet e tetorit, të përdorë kamera regjistruese dhe monitoruese të huazuara nga KQZ e Shqipërisë, për të rritur sigurinë dhe garantuar integritetin e procesit të numërimit të votave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *