Numri i avionëve të flotës së kompanisë ajrore “Air Albania”, që mban flamurin shqiptar, shkon në tre.

Pas “Lasgushit” e “Migjenit” , mbërriti edhe “Naimi”, i cili e çon në 3 numrin e avionëve të flotës së kompanisë sonë të flamurit shqiptar.

“Air Albania”, e themeluar në maj të vitit 2018 me qendër në Tiranë, u krijua nga partneriteti i Albcontrol dhe Turkish Airlines.

Fluturimi i parë drejt aeroportit të ri të Stambollit, u krye më 19 prill 2019. “Migjeni” nisi fluturimet drejt Italisë në fillim të muajit tetor të 2019-ës.

Lexo po ashtu:  Vuçiq: Do të furnizojmë serbët në Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *