Federata Evropiane e Gazetarëve e ka konsideruar një turp faktin që kryeministri Edi Rama nuk i la gazetarët e Kosovës që t’i drejtonin pyetje kancelares Angela Merkel, gjatë vizitës së kësaj të fundit në Tiranë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Konkretisht, Sekretari Gjeneral i kësaj organizate, Ricardo Gutierrez, shkruan se Rama i injoroi gazetarët e Kosovës dhe ky është një skandal.
“Turp për kryeministrin Edi Rama, i cili me qëllim i injoroi pyetjen e gazetarëve nga Kosova. Federata Evropiane e Gazetarëve dënon këtë skandaloze,”– shkruhet në postim në Twitter.






