Njohësi i shkencave të mediave dhe retorikës, kritiku i mediave, Gëzim Mekuli ka reaguar me të drejtë ndaj vendimit të PZAP-it (Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa) për të certifikuar pjesëmarrjen e “Listës Serbe” në zgjedhjet në Kosovë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Mekuli e sheh këtë vendim si një goditje të rëndë për sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës.
Ai e sheh këtë vendim si jo vetëm legjitimim të një subjekti politik që, sipas tij, punon kundër shtetësisë së Kosovës, por edhe si një simbolikë e dhimbshme e rënies morale dhe institucionale të shtetit, përcjell MekuliPress.com

Shkrimi i plotë i Mekulit:
PZAP ngulë gozhda në arkivolin e Republikës së Kosovës. A ju paskan tutë fort a? Presion nga ambasadokracia, lakmia apo nga Serbia? Të certifikosh sot “Listën Serbe” është të rehabilitosh edhe Radoiçiqin; është lëkundje e arkivolit të Afrim Bunjakut dhe e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Një subjekt që s’e njeh shtetin tonë, që lufton për mos formimin e ushtrisë së Kosovës dhe për ruajtjen e institucioneve të Serbisë në Kosovë, e që lavdëron Vuçiqin dhe glorifikon kriminelët e luftës, nuk mund të jetë pjesë e demokracisë. Ncuk!
Lista serbe është “hezbullahu” në Kuvendin e Kosovës. PIKË!
Rehabilitojeni tash edhe Millosheviqin, o dështaka!
Phu he depsëza, seq po i ngulni gozhda arkivolit të Republikës së Kosovës./MekuliPress.com/
