Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Kryeministri i pakorruptuar i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për media pas takimit që ka pasur me udhëheqësen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Kurti tha se në takim ka njoftuar Ursula von der Leyen, se Serbia ka reaguar me forcë pas masës së reciprocitetit me targa.

“E njoftova për gjendjen në vendkalimet kufitare, Bërnjak dhe Jarinë, ne nuk kemi marrë vendim të ri, por vetëm po e zbatojmë një dakordim të mëhershëm. Fatkeqësisht, Serbia reagoi me forcë, duke përfshirë edhe tanke, automjete të blinduara e luftarake, përveç këtyre ka angazhuar aeroplanë ushtarakë të prodhimit rusë”, tha Kurti.

Kryeministri tha se sulmet në Zubin Potok dhe Jarinë kanë ardhur pas deklaratave të Vuçiqit.

“Kam kërkuar të dënohen sulmet në Zubin Potok dhe Jarinë pasi janë sulmuar institucionet e Kosovës, e ky sulm erdhi pas deklaratave luftënxitëse të presidentit të Serbisë”, u shpreh Kurti.

Lexo po ashtu:  Modeli i Hong Kongut për Kosovën, Vuçiç: Jap dorëheqje nëse e vini në jetë

Kryeministri Kurti tha se Serbia merr fonde nga BE kurse nuk demokratizohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *