Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Ish-presidenti i Serbisë, Vojisllav Koshtunica ka dalë së fundmi me një propozim të vetin për Kosovën duke marrë si model Hong Kongun. Sipas Koshtunicës duhet ndjekur një rrugë që e sheh Kosovën në autonomi të mbikëqyrur, diçka që ngjan si tezë naive, ndonëse për ish-presidentin serb kjo zgjidhje kënaq të dyja vendet. 

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Mirëpo presidenti aktual serb, Aleksandër Vuçiç ka replikuar thatë duke e konsideruar propozimin si ireal. 

 Kam shumë respekt për presidentët tanë, Tadiç, Koshtunica dhe Nikoliç. Kam një pyetje: çfarë do të thotë ekzaktësisht një model si ai I Hong Kongut? Kush do ta pranonte këtë nga shqiptarët që kanë deklaruar pavarësinë gjatë presidencës së Koshtunicës dhe të Tadiçit?, tha Vuçiç gjatë një konference për shtyp. 

Ai ka shtuar se serbët duhet të pushojnë së menduari sikur janë fuqi e madhe dhe të veprojnë me realizëm.

Lexo po ashtu:  BOTA/ Diplomati amerikan thirret në Ministrinë e Jashtme daneze pas zbulimeve për ndikim në Grënlandë

Përderisa nuk jam në pozitën për të zbatuar modlin e Hong Komgut për Kosovën, do të jap dorëheqjen nëse më garantoni se do të jeni në gjendje të vini në jetë atë, ka ironizuar ai. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *