Vendimi i Youtube për të mbyllur dy kanalet në gjuhën gjermane të RT, një media e financuar nga qeveria ruse, është kundërshtuar ashpër nga kjo e fundit. Përmes zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova, Rusia denoncoi vendimin e YouTube, duke e cilësuar një “akt agresioni të paparë informacioni” dhe një “manifestim të dukshëm të censurës dhe shtypjes së lirisë së shprehjes”. Zakharova paralajmëroi si kundërpërgjigje mbylljen e mediave gjermane në Rusi.

Marrja e masave reciproke kundër mediave gjermane në Rusi, e cila është provuar vazhdimisht se ka ndërhyrë në punët e brendshme të vendit tonë, duket jo vetëm e përshtatshme, por e nevojshme“, thuhet në deklaratë.

Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën në mëngjes, rregullatori kombëtar rus, Roskomnadzor, tha se “kërkon heqjen e të gjitha kufizimeve nga kanalet e YouTube RT DE dhe Der Fehlende Part (DFP), të drejtuara nga RT, sa më shpejt të jetë e mundur”

“Në rast të kundërt, legjislacioni na lejon të marrim masa duke përfshirë bllokimin plotësisht ose pjesërisht të aksesit në të“, shtoi Roskomnadzor.

Lexo po ashtu:  – Edgar Allan Poe

Youtube, e cila është në pronësi të Google, ka mbyllur kanalet gjermane të DFP të RT për shkeljen të “politikës së dezinformimit mbi koronavirusin“. “Kjo është një luftë e vërtetë mediatike e shpallur nga Gjermania kundër Rusisë“, shkroi drejtoresha e RT, Margarita Simonyan, në Twitter.

Javët e fundit, qeveria ruse është përplasur me YouTube mbi materiale të publikuara nga aleatët e liderit të burgosur të opozitës, Alexey Navalny, në prag të zgjedhjeve parlamentare të vendit. Siç raporton RT, përpara votimit në fillim të këtij muaji, Youtube iu bind kërkesave për të hequr materialin, për të cilin zyrtarët thanë se shkelte ligjet kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *