Asgjë e re sa i përket integrimit nuk pritet në samitin e Sllovenisë. E mërkura do të mbledhë bashkë në Brdo të Sllovenisë, liderët e Bashkimit Europian dhe ata të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas Jutarnji list, e cila i referohet draftit të konkluzioneve që priten në samit “nuk ka një datë për zgjerimin e Bashkimit Evropian”.

Sipas gazetës, të cilës i referohet B92, udhëheqësit e BE kanë refuzuar propozimin e Sllovenisë për vitin 2030, kështu që “nuk ka datë”. Jutarnji vë në dukje se draft-konkluzioni është në të vërtetë si një kopje e një teksti që botoi Reuters më 28 shtator, sipas të cilit “Bashkimi Evropian nuk mund të garantojë anëtarësimin e ardhshëm për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Deklarata fillon me frazën e zakonshme, sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor, dhe më pas vijon pjesa për kushtet për anëtarësimin në BE, sipas metodologjisë së re.

Një javë më parë, agjencia e lajmeve “Reuters”, në një shkrim për të cilin u referohej disa diplomatëve, shkruante se gjashtë vendet e Ballkanit nuk e kanë të sigurt vendin e tyre në BE.

Lexo po ashtu:  Ambasadori amerikan në Kosovë, Hovenier: "Shtetet e Bashkuara nuk mbështet dhe nuk do të mbështetë diçka që edhe veç një grimë mund t’i përngjajë Republikës Serbe”

Samiti BE-Ballkan Perëndimor organizohet nga presidenca sllovene e Këshillit të BE-së dhe mbledh liderët e shteteve anëtare të BE-së dhe udhëheqës të Shqipërisë, Bosnjës e Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Samiti do të kryesohet nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili do të përfaqësojë BE-në së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von de Leyen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *