Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, kanceri i zorrës së trashë është sëmundja e tretë më e zakonshme në Shtetet e Bashkuara. Shkaku i saktë i kancerit të zorrës së trashë është i panjohur, por kërkuesit kanë zbuluar disa faktorë rreziku.Nëse disa faktorë rreziku të këtij kanceri kaq agresivë janë gjenetike, shumë faktorë të tjerë lidhen me mënyrën e jetesës dhe dietën. Më poshtë MekuliPress do të listojë ushqimet që parandalojnë shumimin e qelizave të këqija në aparatin tretës.

Ushqimet që parandalojnë kancerin e zorrës së trashë:

1. Perimet si brokoli, lulelakra, lakra e brukselit, lakra, kale e të gjithë perimet e kësaj familjeje përmbajnë komponime që shkatërrojnë substancat që shkaktojnë kancer, para se të dëmtojnë ADN-në qelizore.Konsumoni të paktën 125 gr çdo javë.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

2. Nënproduktet e qumështit

Kalciumi dhe vitamina D mund të ndihmojnë në eleminimin e qelizave të këqija në zorrën e trashë

3. Xhenxhefil

Përfshirja e kësaj rrënje rregllisht në dietën ushqimore ndihmon në  reduktimin e inflamacionit të zorrës së trashë me të paktën 28%. Rekomandohet që të merrni 2 gramë xhenxhefil çdo ditë, sipas rekomandimit të hulumtuesve të studimit.

Lexo po ashtu:  Ushqime që duhet t’i shmangni nëse vuani nga diabeti

4. Çaji i zi ose jeshil

Studimet laboratorike treguan se komponimet e pranishme në çaj ndihmojnë në çaktivizimin e agjentëve që shkaktojnë kancer. Gjithashtu, parandalon rritjen e qelizave të kancerit vetë-shkatërrimin e tyre. Në mesin e më shumë se 35,000 grave në studimin e Shëndetit të Gruas në Ioëa, pjesëmarrëset që pinin 2 ose më shumë filxhane çaji çdo ditë, ishin gati 30% më pak të prirura për të zhvilluar kancerin e zorrës së trashë, krahasuar me ato që pinin rrallë çaj.

5. Qepët dhe hudhrat përmbajnë sulfide, të cilat ndihmojnë në pastrimin e kancerogjenëve dhe eleminimin e qelizave të këqija të sapoformuara. Konsumimi i ½ filxhanit (125 gr) të qepëve dhe disa thelpinjve të hudhrave, të paktën disa herë në javë, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *