Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pas një vizitë të zhvilluar në Bosnjë-Hercegovinë foli për “Ballkanin e Hapur” dhe kritikët ndaj kësaj nisme.

Vuçiç u shpreh se nuk i kupton personat që e kundërshtojnë këtë projekt, pasi sipas tij kjo nismë është një mundësi që të gjithë të dalin të fituar.

“Sot ne po punojmë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në një projekt për të fshirë plotësisht kufijtë për njerëzit në 2023. Në Bosnjë ka një numër të madh njerëzish që duan të shkojnë në Beograd pa pasur kufij dhe e anasjelltas. Kjo do të ishte me rëndësi edhe për ekonomitë tonë”, ka thënë Vuçiç.

Gjithashtu mediat serbe shkruajnë se presidenti serb pretendon që Serbia do t’i ketë kufijtë e hapur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për kamionët të cilët do të kenë leje përkatëse të punës. Kjo është vlerësuar nga Vuçiç si një nismë e rëndësishme për tregun ballkanik.

“Unë ngre pyetjen se përse sulmohemi për këtë projekt? Unë nuk e kuptoj refuzimin për “Ballkanin e Hapur”. Ende sot nuk kam dëgjuar një argument të saktë kundër kësaj. Ata thonë ne kemi Procesin e Berlinit dhe nuk e kundërshtoj këtë. Por kjo është më shumë se Procesi i Berlinit. Ky hap është bashkëpunim më i ngushtë dhe me besim them se ky projekt do të afronte Sarajevën dhe Beogradin”, ka thënë presidenti serb duke shtuar: “Do të shihni se boshnjakët nga Serbia do të ndjehen njësoj afër Beogradit dhe Sarajevës. Ne thjesht duam të lidhur, të lidhim ekonomitë tona. Nëse fillojmë të punojmë, nëse i drejtohemi ekonomisë , atëherë shumë histori do të bëhen më pak të rëndësi”, ka thënë Vuçiç, shkruajnë mediat serbe.

Lexo po ashtu:  MPJD apel mërgimtarëve: Kujdes gjatë kalimit nëpër Serbi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *