Facebook ia ka dalë që të prodhojë armiq ndoshta më shumë se çdo kompani tjetër në SHBA të paktën. Së fundmi, një konsorcium prej 17 organizatash mediatike amerikane kanë nisur publikimin e atyre që po quhen si “Facebook Papers” e që konsistojnë në dokumente të brendshme të kompanisë së themeluar dhe drejtuar nga Mark Zuckerberg. Materialet zbardhin mënyrën e punës brenda Facebook në lidhje me pasqyrimin e akteve të dhunës, trafikut të qenieve njerëzore, pra mënyrën sesi kompania përball sfida të tilla nga përdorues të ndryshëm që përdorin platformat e saj për të kryer veprimtari që kërcënojnë të drejtat dhe sigurinë.

Nënkomiteti i Senatit për Tregëtinë ka thirrur për të dëshmuar drejtorin Ekzekutiv, Zuckerberg, që tashmë në dallim nga seancat e mëparëshme do të duhet të japë përgjigje për shqetësime që vetë kompania e tij ka ngritur përmes qindra dokumeteve që janë bërë publike. Në diskutim po vihen jo synimet e Facebook, por “aftësia e saj për të menaxhuar dëmin potencial që mund të vijë nga platformat e veta të stërmëdha” apo edhe nëse “kjo media sociale ëstë bërë aq e madhe saqë nuk mund të falimentojë”?

Lexo po ashtu:  Televizioni është shndërruar në një biznes, jo në një burim informacioni dhe kulture

Nga ana tjetër, denoncues si Frances Haugen, që ka qenë pjesë e kompanisë ka deklaruar edhe se Facebook i toleron përmbajtje të caktuara që sjellin pasoja, sepse udhëhiqet nga fitimi, aq sa edhe stafin e ka minimimal për natyrën dhe volumin e sfidave që ka në këtë drejtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *