Për ty miku im që më shkruan se “cfarë ke me Berishën që gjithnjë e përmend negativisht. Cfarë ka bërë Berisha që ti i referohesh gjithnjë keqas. Më duket se e ke fobi emrin e tij, ”
Për të rifreskuar kujtesën tënde dhe të atyre që vazhdojnë të mendojnë si ty!

Cfarë ka bërë Berisha?
Me pak fjalë :
-Shkatërroi shtetin praktikisht (se teorikisht e shkatërruan tezat neolibertiste të “tokës së djegur” dhe “cekut të bardhë”)

Dhe për tu kujtuar po ju përmend:
– Heqjen dorë të shtetit nga kontrollet e lëvizjeve të brëndëshme të popullsisë. Kjo solii zënien e tokave pjellore , ndërtimet pa leje, prishjen e kolektorëve etj
– Heqjen dorë të shtetit nga mbledhja e taksave duke bërë selektimin sipas interesave klaniste ose militaniste. Kjo solli shkatërrimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, solli shkatërrimin e ujësjellsave, shkatërrimin e ekonomisë dhe krijimin e një mentaliteti të gabuar mbi kapitalizmin.
– Heqjen dorë të shtetit nga “kontrolli i publikes” duke cuar drejt privatizimit jo vetëm pronën publike por edhe arsimin dhe shëndetësinë. Uzinat, fabrikat e kohës së Enverit u konsideruan “mall komunist” që duhej shkatërruar. Pronat publike u shitën sipas interesave klanore e partiake.
– – Heqjen dorë të shtetit nga siguria publike, duke shkatërruar ushtrinë, depot e armëve, policinë e duke lejuar rënien e shtetit në 97-tën.
– Heqjen dorë të shtetit ndaj sigurisë së mjedisit dhe ushqimit. Kjo solli ngritjen e furrave të gëlqeres kudo, ndërtimet në bregdet pranë vijës ndarëse që i kanë kushtuar vendit qindra km katror tokë të rrëmbyer nga deti. Futjen e ushqimeve të skaduara, shpesh edhe të kontaminuara e dalejn e produkteve bujqesore jashte kontrollit.
– Heqjen dorë të shtetit nga kontrolli mbi pasuritë tokësore e nëntokësore. Kjo solli prerjen e pyjeve, rrënimin e lumenjëve, shndërrimin e maleve në gurore për pasurimin e klientelës. Shkatërrimin e minierave dhe industrisë që lidhej me to.
– Shkatërroi administratën publike pasi e mbushi me militantë partiakë të paaftë dhe të korruptuar.
– Theksoi edhe më shumë idenë se “Shteti jam unë”. Me këtë frymë të trashëguar nga Enveri, pushoi nga puna, prishi vepra të ndërtuara nga kundërshtari politik, urdhëroi vrasje dhe ndërtoi sipas dëshirës dhe modelit të tij.

Lexo po ashtu:  Macron, jepja Kosovës liberalizimin e vizave tani!

2. Prishi kohezionin social
– Përdori ne diskursin e tij politik lirinë dhe luftën kundër komunizmit, sa herë që i nevojiteshin situata për të larguar vëmëndjen nga problemet e ditës. Kjo solli fillimin e përcarjes së madhe me konceptin e “armikut”. Brënda familjes njeri ish antar i partisë së punës dhe tjetri “demokrat” i demokracisë u bënë armiq të betuar ndaj njeri tjetrit. Futi konceptin e ndarjes Veri- jug mes njerëzve.
– Duke tejskajzuar idenë e lirisë dhe liberalizmit coi në individualizëm ekstrem dhe mbi të gjitha në shpenzim të kotë të energjive sociale duke kundërshtuar njeri tjetrin.
– Përdori median e sapo krijuar në favor të interesave të tij politike duke i blerë me interesat tona publike. Kjo solli krijimin e modelit më të keq të medias në shoqëri duke e cuar në ekstrem prishjen e kohezionit social.
Po ndalem me kaq se besoj mjaftojnë. (Nuk po ndalem ne diplomaci, ekonomi, përmbajtjen e arsimit, kulturës edukimit, etj)
Këto janë plagë që duhen vite të mbyllen dhe vetëm nëse klasa politike dëshiron ti mbyllë. Por në Shqipërinë e sotme me këtë elitë politike këto plagë vetëm thellohen për të na treguar se barku që polli Berishën ende nuk është” shterpëzuar”. Berisha hapi “rrugën” për të mbrritur këtu ku jemi. Nese do themi se ai që iku ishte më i mirë mos thoni pse nuk ecim përpara!

Lexo po ashtu:  Presidenti rrezik për përhapjen e COVID19 - njomë gishtin në gjuhë

Shkruar në 2019 nga Zamira Cavo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *